26 tetor 2017, organizohet maratona ”Tirana lexon”

Tirana lexon 2017 vjen si një maratonë leximi për herë të tretë në kryeqytet dhe do të organizohet nesër, më 26 tetor, paralelisht në disa vende në Tiranë, Kamëz, Vorë.

Në disa skena kulturore dhe kafe letrare, do të mblidhen dashamirës të librit dhe shkrimtarë e përkthyes të njohur shqiptarë, të cilët do të lexojnë nga librat e tyre të preferuar si dhe do të përcjellin emocionet gjatë procesit të të shkruarit.

Nëse dëshironi të merrni pjesë në ndonjë prej këtyre takimeve, regjistrohuni në faqen zyrtare të @tirana lexon, në facebook.

Pin It