Kush do ta dallonte?

Një baba po çonte dy djemtë e tij në stadium. Te biletaria ai pyeti për çmimin.
-Pesë monedha për të rriturit, tre për ata mbi gjashtë vjeç. Nën gjashtë vjeç falas.
-Njëri djalë është tre vjeç, tjetri shtatë. Do të paguaj për djalin e madh.
-Sa budalla që qenke, – tha biletashitësi. – Mund të kishe kursyer ca monedha, duke thënë se djali i madh nuk të jep më shumë se gjashtë vjeç. Askush nuk do ta kishte dalluar.
-Ju ndoshta jo, por djemtë e dinë këtë gjë dhe do ta kujtonin gjithmonë si shembull të keq.
Biletashitësi mbeti pa fjalë.
Nëse do të veproje ndryshe, çfarë pret të ndodhë me fëmijën tënd kur të rritet? A e ke menduar këtë?

Pin It