Kalendari historik, 26 janar

26 Janari është dita e 26 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 339 ditë.

Un-diamante-e-per-sempre

1905 – Diamanti më i madh në botë me peshë 3,106.75 carats (0,621350 kg), u gjetur në një minierë afër Pretorias në Afrikën e Jugut. Më pas diamanti u pre në 106 diamantë më të vegjël.

Leningrad - Fontanka River

1924 – Qyteti Shën Petersburg, Rusi, riemërtohet Leningrad. Gjatë Luftës së Parë Botërore, qeveria cariste e quajti qytetin Petrograd, ose “Qyteti i Pjetrit”, për të hequr fjalët gjermane “Sankt” dhe “Burg”. Qyteti ka mbi 230 vende që lidhen me jetën dhe aktivitetet e Leninit. Disa prej tyre janë kthyer në muze. duke përfshirë kryqëzorin Aurora – simbol i Revolucionit të Tetorit – anija më e vjetër e marinës ruse. Më 1991, njëkohësisht me zgjedhjet e para presidenciale ruse, autoritetet e qytetit organizuan edhe një referendum për ndryshimin e emrit të qytetit. 66 % e votave shkoi për emrin Shën Petersburg.

712f096bae75484dc31c717a58a7673f

1938 – Gazetat e Budapestit njoftojnë se Kontesha Geraldine Apponyi pritet të fejohet me Mbretin e Shqiptarëve, Ahmet Zogu, 43 vjeçar. Të nesërmen, oborri mbretëror shqiptar e konfirmoi këtë lajm. Kontesha 22 vjeçare, bija e kontit të ndjerë Gyula Apponyi, ish-oficer hungarez dhe e Virginia Stewart, bija e një diplomati amerikan, ishte katolike dhe punonte në Muzeun Kombëtar të Budapestit kundrejt një pagese të vogël. Lajmi botohet pasi Zogu dhe Geraldinë e kishin pëlqyer njeri-tjetrin. Geraldine ishte takuar me Mbretin Zog në dhjetor 1937, me ndërmjetësimin e motrës së monarkut. Geraldine shkoi në Shqipëri dhe brenda disa ditësh çifti u fejua. E njohur si Trëndafili i Bardhë i Hungarisë, në prag të marteses, Geraldine u ngrit në statusin mbretëror si Princesha Geraldinë e Shqipërisë. Ajo u bë mbretëreshë e shqiptarëve dhe deri në fund ndau fatin e të shoqit, në ditë të mira a të vështira. Pas vdekjes së Zogut, Geraldine preferoi të njihej si Nëna Mbretëreshë. Në qershor 2002, ajo kthye nga Afrika e Jugut për të jetuar në Shqipëri, ku edhe vdiq më 22 tetor 2002.

kenn1842withladyportrait

1961 – SHBA, Presidenti John F. Kennedy emëron Janet G. Travell si mjeken e tij; është hera e parë një grua mban postin e Mjekut të Presidentit të SHBA-së. Travell (1901 – 1997 ) mbeti aktive në fushën e mjekësisë deri në fund, duke shkruar, dhënë leksione, dhe duke marrë pjesë në konferenca shkencore.

Pin It