Kalendari historik 26 maji

26 Maji është dita e 146 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 219 ditë.

Ngjarje

 

 

1907 – Në Winterset, Iowa, lindi Marion Morrison – i njohur më pas si  John Wayne – kryeimazhi i heroit amerikan. Karrira e tij 50 vjeçare në kinematografi filloi më 1930 në filmat ‘western’ dhe pastaj në filma me luftë.  I nderuar me çmimin Oskar për rolin në filmin “True Grits”, John Wayne ose “Duka”, siç e thërrisnin, pas çdo filmi ishte vazhdimisht objekt kritikash, por audienca e donte – shtatlartë, me një të folur të  shtruar, ai ishte aktor i madh por edhe  patriot i madh, superhero, gjithmonë në role pozitive dhe asnjëherë i vrarë. Wayne vdiq më 11 qershor 1979 nga kancerit në stomak –  e vetmja betejë që nuk mundi të fitojë. Në një rast kur e pyetën se cila ishte këshilla e tij për një person që dëshironte të bëhej aktor, John Wayne u përgjigj: “Bisedo ulët, flit ngadalë dhe mos flit shumë” – këshillë e mire, jo vetëm për aktorët.

1969 – Anija amerikane Apollo 10 kthehet në Tokë pas një prove të suksesshme  8 – ditore në përgatitje për uljen në Hënë në misionin e ardhshëm.=

1971 – Kongresi amerikan miraton Aktin e Festës Kombëtare duke shpallur të hënën e fundit të muajit maj si Ditën Përkujtimore që lindi nga Lufta Civile dhe nga dëshira për të nderuar të rënët – Kjo ditë u shpall zyrtarisht më 5 Maj 1868 nga gjenerali John Logan, si Dita e Dekorimit (Zbukurimit). Në urdhërin e ditës së gjeneralit thuhes se “30 maji 1868, caktohet për vendosjen, mbjelljen e luleve dhe përkujdesjen për varet e njerëzve që ranë gjatë Luftës Civile. Në ditën e parë të Dekorimit, gjenerali James Garfield mbajti një fjalim në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, dhe 5,000 pjesëmarrës vendosën lule në varret e ushtarëve të Unionit dhe ushtarëve të Konfederatës. Shteti i parë që e njohu zyrtarisht këtë festë ishte New York në vitin 1873. Shtetet e Jugut refuzuan ta vëzhgonin, deri pas Luftës së Parë Botërore. Dhe vetëm në vitet 1960, Dita e Dekorimit filloi të quhej Dita Përkujtimore për të gjithë amerikanët e vrarë në luftra (përfshi dhjetra shqiptaro amerikanë që nga Lufta e Parë Botërore. Në vitin 1946, shqiptaro amerikanët e sapo kthyer nga Lufta e Dytë, themeluan në Boston, Masaçusets Shoqatën e Veteranëve. Shoqata u krijua me nismën Dr Andrew Elia i cili kishte shërbyer si mjek ushtarak në forcat e marines amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. (frosina.org)

1986 -Komuniteti Evropian miraton flamurin evropian, simbol i Bashkimit Evropian, por edhe i identitetit në kuptim më të gjërë. Flamuri Evropian përbëhet nga 12 yje të arta në një rreth me sfond blu. Yjet simbolizojnë idealet e bashkimit, solidaritetit dhe harmonisë mes popujve të Evropës. Numri i yjeve nuk lidhet me numrin e shteteve anëtare të BE-së,  edhe pse rrethi është simbol uniteti.

1998 – Australia shënon për herë të parë Ditën  Kombëtare të Keqardhjes dhe Pajtimit. Kjo ditë ka të bëjë me respektimin e trashëgimisë të fiseve autoktone dhe vlerësimin e drejtësisë dhe barazisë për të gjithë australianët pavarësisht prejardhjes, ngjyrës, racës.

Lindje

1943 – Ismet Bekrić, letrar boshnjak

Vdekje

1762 – Alexander Gottlieb Baumgarten, filozof gjerman

1976 – Martin Heidegger, filozof gjerman

 

Pin It