Pelikani i famshëm i lagunës së Karavastasë në Reuters

Vëzhguesit e zogjve nga e gjithë bota vijnë në parkun Divjakë-Karavasta për lagunën e tij dhe larmishmërinë e jetës së egër, shkuan agjencia zyrtare britanike “Reuter”.

Por një banor në veçanti po tërheq shumë spektatorë, Xhon Malko, një prej pelikanëve të parkut.

Rojet e parkut e kuruan atë pasi e gjetën me një krah të plagosur dy vite më parë, por ai nuk arriti dot të rifitojë aftësinë për të fluturuar, duke e bërë të paaftë që të gjuajë. Ata e quajtën Xhoni dhe i dhanë mbiemrin Malko, që është i rojesë që kujdeset më shumë.

Një Pelikani Kaçurrel, një prej zogjve më të rëndë që fluturojnë, krahët e të cilit mund të arrijnë deri në 3,5 metra, Xhoni mendohet se e kishte çerdhen në ujin e kripur të lagunës së Karavastasë para se të dëmtonte krahun.

“Ne filluam të kujdesemi për atë… sikur të ishte kafsha jonë, por shumë shpejt ai u kthye në një simbol të parkut dhe një atraksion për vizitorët dhe turistët. Peshkatarët i sjellin atij peshk të freskët çdo ditë”, tha drejtori i parkut, Ardian Koçi.

Xhoni tani jeton pranë zyrës kryesore të parkut, larg nga Pelikanët Kaçurrel të tjerë, të famshëm për puplat kaçurrelë në krye të kokës. Ai ka pellgun e tij të vogël, ku lahet dhe vjen rrotull.

Gjatë natës ai fle pranë kolibes së qenit të parkut. Rojet besojnë se ai e bën këtë për të qenë i sigurt nga kafshët grabitqare.

“Me të vërtetë më pëlqen kur i shikoj nga kaq afër sepse nuk e kam këtë mundësi me pelikanët e tjerë në lagunë, ata rrinë shumë larg”, tha 10-vjeçarja Eliza Shkoza që po vizitonte parkun.

Rreth 120 Pelikanë Kaçurrelë jetojnë në lagunon e Karavastasë në Divjakë, sipas Shoqatës Ornitologjike Shqiptare. ky lloji është në listën e kafshëve gati në zhdukje nga Unioni Ndërkombëtar për Konservimin e Natyrës. /ATA/

Pin It