Kalendari historik: 26 prill

1514 – Koperniku bën vëzhgimet e para të planetit Saturn. Nikolaus Kopernikus (1473 – 1543) ishte matematikan dhe astronom i cili për here të pare doli me idenë se Dielli ishte i palëvizshëm në qendër të universit dhe toka sillej rreth tij. Kjo ide ishte fillimi i një ndryshimi se si bota shihej që nga koha e Arisotelit, shek. IV pes, dhe kështu Koperniku u bë nismëtari i revolucionit shkencor.

1755 – Universiteti i parë rus hapet në Moskë. Në vitin 1940, Universiteti mori emrin e  themeluesit të tij, Mikhail Lomonosov dhe vazhdon të jetë universiteti me ndërtesat më të larta në botë .

1855 – Kompozitori Gioacchino Rossini (1792-1868 ) lë Italinë dhe vendoset në Pasis, afer Parisit. Ai i kaloi vitet e mbetura të jetës së tij duke shkruar muzikë fetare, si dhe miniaturat që i quajti “mëkatet e moshës së vjetër”. Operat e tij komike, ndoshta puna e tij më e famshme, Il barbiere di Siviglia, konsiderohen si të rëndësishme në këtë zhanër krahas me vepra nga Mozart dhe Verdi.

1889 – Në Austri, lindi Ludwig Wittgenstein; filozof austriako – britanik, i cili punoi kryesisht në filozofinë e matematikës, mendjes, gjuhës, dhe logjikë. Sipas tij, gjuha fsheh mendimin; ashtu si rrobat fshehin trupin, sepse forma e jashtme e rrobave (fjala) është ndërtuar me një tjetër lëndë, e cila nuk e lejon trupin (mendjen) të shihet.

1907 – gazeta “Kombi” shkruan se në këtë kohë në New York jetonin 20 000 arbresh.

1915 – Italia nënshkruan Paktin e Londrës me Britaninë, Francën dhe Rusinë, ku përfshiheshin edhe planet për ndarjen e Shqiperise – njihet sot sot Traktati I fshehtë i Londrës

Lindje

121 – Marcus Aurelius, shkrimtar, filozof dhe perandor i Romës (v. 180)

1798 – Eugene Delacroix, piktor francez (v. 1863)

Vdekje

1731 – Daniel Defoe, shkrimtar anglez (l. 1600)

1910 – Bjørnstjerne Bjørnson, shkrimtar norvegjez, nobelist

Festa dhe përvjetore

Dita ndërkombëtare e pronësisë intelektuale. Kjo ditë filloi të kremtohet prej vitit 2000 nga ana e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (World Intellectual Property Organization – WIPO)

Pin It