Kalendari historik: 26 prill

1514 – Koperniku bën vëzhgimet e para të planetit Saturn. Nikolaus Kopernikus (1473 – 1543) ishte matematikan dhe astronom i cili për here të pare doli me idenë se Dielli ishte i palëvizshëm në qendër të universit dhe toka sillej rreth tij. Kjo ide ishte fillimi i një ndryshimi se si bota shihej që nga koha e Arisotelit, shek. IV pes, dhe kështu Koperniku u bë nismëtari i revolucionit shkencor.

1532 – Sulltan Sulejman kalon përmes Hungarisë drejt Vjenës. Sulejman i njihet si Sulltani “madhështor” në Perëndim dhe Sulltan “Kanuni” (Ligjvënësi) në Lindje , Sulejmani (1494-1566) ishte i sulltani i dhjetë ottoman dhe me qëndrimin më të gjatë në post. Ai udhëhoqi ushtritë osmane në pushtimin e fortesave të krishtera të Beogradit , Rodos, si dhe shumicën e trojeve të Hungarisë para se vala e pushtimeve të tij të ndalej para mureve të Vjenës. Sulejmani aneksoi pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe zona të mëdha të Afrikës Veriore deri në perëndim të Algjerisë. Nën sundimin e tij , flota osmane ishte mbizotëruese në det nga Mesdheu deri në Detin e Kuq dhe në anën e Gjirit Persik. Suleimani bëri ndryshime të mëdha legjislative në arsimin, tatime dhe kodin penal Ai u shqua si poet dhe argjendar.

1755 – Universiteti i parë rus hapet në Moskë. Në vitin 1940, Universiteti mori emrin e  themeluesit të tij, Mikhail Lomonosov dhe vazhdon të jetë universiteti me ndërtesat më të larta në botë .

1855 – Kompozitori Gioacchino Rossini (1792-1868 ) lë Italinë dhe vendoseset në Pasi, afvr Parisit. Ai i kaloi vitet e mbetura të jetës së tij duke shkruar muzikë fetare, si dhe miniaturat që i quajti “mëkatet e moshës së vjetër”. Operat e tij komike, ndoshta puna e tij më e famshme, Il barbiere di Siviglia, konsiderohen si të rëndësishme në këtë zhanër krahas me vepra nga Mozart dhe Verdi.

1889 – Në Austri, lindi Ludwig Wittgenstein; filozof austriako – britanik, i cili punoi kryesisht në filozofinë e matematikës, mendjes, gjuhës, dhe logjikë. Sipas tij, gjuha fsheh mendimin; ashtu si rrobat fshehin trupin, sepse forma e jashtme e rrobave (fjala) është ndërtuar me një tjetër lëndë, e cila nuk e lejon trupin (mendjen) të shihet.

1907 – gazeta “Kombi” shkruan se në këtë kohë në New York jetonin 20 000 arbresh.

1915 – Italia nënshkruan Paktin e Londrës me Britaninë, Francën dhe Rusinë, ku përfshiheshin edhe planet për ndarjen e Shqiperise – njihet sot sot Traktati I fshehtë i Londrës

 

Lindje

  • 121 – Marcus Aurelius, shkrimtar, filozof dhe perandor i Romës (v. 180)
  • 1798 – Eugene Delacroix, piktor francez (v. 1863)
  • 1894 – Rudolf Heß, politikan gjerman dhe numri 3 i Patrisë Naziste (v. 17 gusht 1997)
  • 1983 – Kerry Louise, aktore pornografike
  • Vdekje
  • 1731 – Daniel Defoe, shkrimtar anglez (l. 1600)
  • 1910 – Bjørnstjerne Bjørnson, shkrimtar norvegjez, nobelist

Festa dhe përvjetore

  • Dita ndërkombëtare e pronësisë intelektuale. Kjo ditë filloi të kremtohet prej vitit 2000 nga ana e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (World Intellectual Property Organization – WIPO)
Pin It