‘Huffington Post’ fton turistët të vizitojnë Shqipërinë

Shqipëria si një destinacion turistik këtë herë është prezantuar nga Huffington Post.

Në një artikull të Karen Rubin, e cila prej rreth 30 vitesh prezanton mënyrat më të mira për të eksploruar kultura dhe destinacione të reja fton ndjekësit e saj të vizitojnë Shqipërinë, një vend të cilën ajo e quan destinacion i ri që po zhvillohet shpejt.

Mënyra më e mirë sipas saj për të eksploruar Shqipërinë është udhëtimi me biçikletë. “Ju nuk do të keni nevojë të shkoni në Shqipëri për të parë monumente dhe arkitekturë e mahnitshme, apo muzeumet që mbajnë thesaret e qytetërimit e objekte të trashëgimisë kulturore edhe pse disa prej tyre përfshirë një qytet greko-romak përbën një surprizë për të gjithë. Ju jo domosdoshmërisht do të shkoni atje për plazhet e mrekullueshme, megjithëse Shqipëria posedon qindra kilometra bregdet përgjatë Jonit dhe Detit Adriatik dhe riviera shqiptare ju sjell ndër mend rivierën e Francës. As për peisazhet mahnitëse apo malet dramatike që arrijnë deri tek retë e bardha, shkëmbinjtë e dukshëm që bien në det. Por arsyeja më e mirë për të vizituar Shqipërinë është e tashmja, e cila shtyn të kaluarën torturuese”.

Historia e një vendi pa fat është përkufizimi në artikullin e Rubin, por nuk është ajo për të cilën flet Rubin. Ajo tregon të tashmen e një vendi që po zhvillohet shumë shpejt, e cila nuk ngjan me atë ç’ka Shqipëria ofronte 10 vite më parë e që sipas saj padyshim nuk do të ketë asgjë të përbashkët me atë që Shqipëria do të jetë 10 vite më pas.“Ejani për të parë se procesi i zhvillimit është absolutisht emocionues. Shqipëria nuk është ajo që ishte 10 vjet më parë, dhe nuk do të jetë ajo që do të jetë në 10 vitet e ardhshme”, u shpreh Rubin.

Burimi: ATA

http://www.huffingtonpost.com/entry/come-to-albania-now-to-see-emergence-of-a-young-country_us_58ffb4b9e4b0fb8e503879eb#

Pin It