Parashikimi i motit, e mërkurë 26 prill 2017

Orët e paradites do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore e verilindore.

Pjesa e dytë e ditës nuk do të ketë shumë ndryshim të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në territor por herë pas here do të shfaqen vranësira kalimtare nëpër të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi perëndimor- veriperëndimor dhe për pasojë në Adriatik dhe Jon do të gjenerohet dallgëzim 1 apo 2 ballë.

Pin It