Kalendari historik, 27 dhjetor

27 Dhjetori është dita e 361-të e kalendarit gregorian (dita e 362-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 4 ditë.

63194

1924 – Fan Noli, i shoqëruar nga një personel prej mbi 70 vetësh, përfshi ministrat e qeverisë së tij, i hypën anijes në Vlorë, kalon ngushticën e Otrantos dhe mbërrin në Brindizi. Mes atyre që ikën me peshkop Nolin, dhe që u përhapën nëpër kryeqytetet e Evropës, ishin sekretari i tij personal, Sejfulla Malëshova, Lazar Fundo dhe Tajar Zavalani; këta të tre nga Brindizi shkuan në Moskë; Mustafa Kruja shkoi në Romë, dhe Ali Bej Këlcyra u vendos në Paris. Më 30 dhjetor, Fan Noli shkoi në Romë dhe në takime me zyrtarë të qeverisë italiane dhe gazetarë, shprehu çudi dhe keqardhje që Italia nuk e kishte mbështetur atë kundër Zogut dhe jugosllavëve. Ish-kryeministri Noli deklaroi se do të kthehej në Amerikë, dhe kurrë nuk do të merrej më me politikë; katër vjet pjesmarrës në politikën shqiptare ishin shumë, e kishin lodhur dhe zhgënjyer atë. Nga Roma, Noli shkoi në Vjenë, pastaj në Amerikë, por në Shqipëri nuk u kthye kurrë më.

joseph-stalin-ab

1929 – Sekretari i përgjithshëm sovjetik Joseph Stalin urdhëron “likuidimin e kulakëve si klasë” në përpjekje për të përhapur socializmin në fshat. Dhe kulak quhej çdo fshatar që kishte dy lopë dhe 5 hektarë tokë në zotërim. Kjo ishte periudha e kolektivizimit të fshatit, një politikë që çoi në sekuestrime, vrasje, arrestime, burgosje, internime; në rënien e prodhimit dhe në zinë e madhe të bukës në fund të viteve 1920.

360_bretton_woods_1020

1945 – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar krijohen me nënshkrimin e një marrëveshje nga 29 vende. Të njohur kolektivisht si institucionet Bretton Woods (emrit i qytezës në New Hampshire, SHBA), ku u themeluan nga delegatët e 44 vendeve në korrik të vitit 1944, Banka dhe FMN-ja janë shtyllat binjake që mbështesin strukturën e rendit ekonomik dhe financiar botëror.

johannes-kepler

1571 – Lindi  Johannes Kepler, matematikan gjerman, filozof, astronom, astrolog dhe specialist i optikës.

Johannes Kepler lindi më 27 dhjetor te vitit 1571 ne Weil der Stadt te GJermanisë dhe vdiq ne vitin 1630 ne Regensburg . Ai ishte: filozof, matematicient ,astronom,astrolog dhe specialist I optikes. Ne vitin 1584 ai hyri ne nje seminar protestues ne Adelberg, dhe ne vitin 1589 ai filloi te studijoj tek universiteti ne seminarin protestues te Tubingenit.Ketu ai studioi gjerësisht teologjine. Ne vitin 1591 ai kaloi provimin dhe vazhdoi studimet si student I diplomuar. Profesori I matematikes qe mesoi Keplerin ishte Micheal Meastlin (1550-1635). Ne vitin 1594 Kepleri pranoi nje caktim ne seminarin protestues ne Graz, si professor I matematikes (ne nje krahine Austriake te STYRIA). Ai ishte I caktuar dhe si matematicient por gjithashtu edhe si krijues I kalendareve.Kepleri qendroi ne Graz gjer ne vitin 1600, kur te gjithe protestuesit ishin te detyruar te shenderrohen ne katolik ose ta lë kompetencen e një pjese te vlershme kunder-korrigjuese.Per gjashtë vite ,Kepleri studijoi aritmetikën ,gjeometrinë ( kur atje kishte student te interesuar), Virgil ,dhe retorikën. Në kohën e tepert ai vazhdonte te mesonte privat ne astronomi dhe astrologji. Në vitin 1597 Kepleri martohet me Barbara Muller. Po ne ato vite ai publikoi për të paren her punen e tij me te rendesishme qe mund ta quajm , “Zanat Kosmografik”, në të cilin argumentoj se distanca e planeteve nga Dielli ne sistemin Copernican janë te vendosura ne bazë te 5 rregullave,nese nje supozon se planetet orbit ishin kufizuar rreth një mbishkrimi tjeter te plote.

Ligji i parë: Planetet lëvizin nëpër trajektore në trajtë elipsash. Në pikën e përbashkët fokale të këtyre elipsave, ndodhet qendra e Diellit.

Ligji i dytë: Reyervatori i tërhequr nga Dielli në planet, në intervale të njejta kohore përshkon sipërfaqe të njejta.

Ligji i tretë: katërorët e periodave të levizjes orbitale te planeteve janë në përpjestim me kubet e boshtit te madh te orbitave eliptike e largësive mesatare të tyre nga Dielli.

lazgush-poradeci

 

1899 –Lindi  Lasgush Poradeci, poet dhe shkrimtar shqiptar.  Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në Manastir nga 1909 deri më 1916. I ati më pas e nis në Athinë pranë liceut Léonin, instituti më i hershëm privat në kryeqytetin grek – licé ku qëndron deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e mbrame të qëndrimit të tij në Greqi. Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe rioshin Mitrush Kuteli; mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe Shqipëri’ e re, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek Dielli i Bostonit. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mkhail Eminescu. Verën e vitit 1924 Qeveria e Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit “Karol Francik” në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. logie (I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare). Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme. Vitet 1944-’47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore “Naim Frashëri” deri kur doli në pension më 1974. Vdes në varfëri të plotë në kryeqytet më 12 nëntor 1987. Pseudonimi letrar me të cilin njihet vjen nga rrudhja e emrit të tij përfshi atësinë, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur endonimin e vendlindjes, Poradeci.

Autor i dy vëllimeve me poezi “Vallja e Yjeve” më 1933 dhe “Ylli i zemrës” më 1937, botuar në kryeqytetin rumun. Vëllimi i parë i botuar me ndihmën e mërgatës shqiptare në Konstancë; vëllimi i dytë i botuar me ndihmën e Kutelit përmban edhe vargje të përpunuara nga vëllimi i parë me poezitë me vargënimin e melodinë më të hollë në gjuhën shqipe.

Përpos dy vëllimeve, Poradeci botoi tregime në prozë ndër të përkohshmet e viteve ’30-’40. Veçanërisht tek “Përpjekja Shqiptare” e Branko Merxhanit. Shkrime prej tij janë shfaqur edhe në të përkohshmet Drita dhe Nëntori, të cilat të bluara siç qenë nga censorët e kohës ishin hapsira më të volitshme për serën e shqipëruesve.

Autor i më se 100 poezish, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Pëlqyes i fjalëve arkaike, shprehive popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re. Kuteli që i redaktoi “Yllin e zemrës” e quajti “Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkruajti vetëm në gjuhën shqipe”.

Veç të tjerash, poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

  • Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin “Nderi i Kombit” dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin “Qytetar nderi”.
  • Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci.
  • Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla “9-vjeçare Lasgush Poradeci”.
  • Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.
Pin It