Kalendari historik, 27 janar

27 Janari është dita e 27 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 338 ditë.

DanteDetail

1302 – Dante bëhet poet në mërgim. Durante degli Alighieri, i njohur thjesht si Dante (1265-1321); poet i madh italian i mesjetës, autor i Komedisë Hyjnore, – titulli origjinal Comedia dhe më vonë u shtua Divina, nga Boccacio – është konsideruar gjerësisht vepra më e madhe letrare në gjuhën italiane dhe kryevepër e letërsisë botërore. Dante, Petrarka dhe Bokaçio janë të njohur si “tre burimet” ose “tre kurorat” (e letërsisë). Dante është quajtur edhe “Ati i gjuhës italiane”. Por, para se Dante të shkruante poemën e famshme, atij i doli një problem i madh. Për arsye të ndërrimit të pushteteve, dhe se ai ishte përkrahës i partisë politike e cila doli e humbur, Dante dëbohet nga qyteti i tij, Firence, dhe do të endej për vite në mërgim, derisa vdiq në Ravena më 1321. Pas vdekjes, kur vlerat e tij letrare shkëlqyen, ironikisht, qyteti që e përndoqi më shumë, i ngriti atij shtatoren më të lartë.

gsu_thumb

1785 – U themelua universiteti i parë publik në ShBA, Universiteti i Xhorxhias.

AustralianFlag

1788 – Kolonët e parë evropiane zbarkojnë në Sydney, Australi. Ata ishin kryesisht të burgosur nga Anglia dhe një koloni penale britanik u krijua për ta në Port Jackson (sot, Sydney) në vitin 1788. Rreth 160-mijë të dënuar jetuan aty deri në vitin1839, kur  Britania i dha fund këtij sistemi dënimi. Pas kësaj, kolonët dhe ish-të burgosurit krijuan gjashtë koloni: New South Wales, Tasmania, Western Australia, South Australia , Viktoria dhe Queensland. Gjashtë Kolonitë u bënë shtete dhe në vitin 1901 krijuan federatën e Australisë me një kushtetutë bazuar në traditat britanike parlamentare dhe ato federale të SHBA-së.

 

 

Pin It