Kalendari historik, 27 tetor

27 Tetori është dita e 300-të e kalendarit gregorian (dita e 301-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 66 ditë.

10-untold-facts-about-christopher-columbus-columbus-day-4

1492 – Christopher Columbus e zbulon Kubën dhe e shpall territor të Spanjës.

theodore-roosevelt_the-talented-mr-roosevelt_hd_768x432-16x9

1858 –  Lindi Theodore Roosevelt, politikan amerikan

12079154_913339028746516_8071593809009234678_n

1943 – Lindi Roza Anagnosti, aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë. E filloi karrierën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963). Një vit më pas luajti Filen në filmin “Toka Jonë” (H. Hakani, 1964). Viti 1966 ishte viti i bashkëpunimit të suksesshëm me regjisorët debutues Dhimitër Anagnosti e Viktor Gjika, ne filmin “Komisari i dritës”. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmimet të rëndësishme kombëtare.  Disa nga filmat më të suksesshëm janë tek “Plagë të vjetra” (Dh. Anagnosti, 1969), ”Fije që priten” (M. Fejzo, 1976) me të cilin fitoi Medalionin e Festivalit të vitit 1977, “Mësonjëtorja” (M. Fejzo, 1979) me të cilin u shpall aktorja më e mirë dhe fitoi Kupën e Festivalit më 1981. Me filmin “Rruga e lirisë” fitoi Medalionin e dytë.  Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

servet_lauro

1553 – Vdiq Miguel Servet, mjek spanjoll, hartograf, dhe humanist, evropiani i parë që përshkroi saktë funksionin e qarkullimit pulmonar, duke thënë se gjaku qarkullon nga zemra në mushkëri dhe jo anasjelltas, siç mendohej. Servetus gjithashtu flet në studimet e tij edhe rreth trurit, trurit të vogël, meninges, nervave, syve, timpanin e veshit, dhe “rete mirabiles” (rrjetës komplekse e përbërë nga ndërthurja e fijeve nervore e vena të imta gjaku). Serveti shquhej edhe në jurisprudencë, në përkthime, poezi dhe studimin e Biblës në gjuhët e saj origjinale. Miguel Serveti, në veçanti njihet në teologji; ai jetoi në periudhën e Reformimit; dhe si intelektual mori pjesë në të, duke zhvilluar një krishtologji jo-trinitariane, unitarizmin (Zoti i pandashëm). Njësoj i dënuar nga katolikë e protestantë për këtë teori, Serveti u arrestua në Gjenevë dhe u dogj i gjallë në turrën e druve si heretik në moshën 42 vjeçare. Vdekja e tij, thonë historianët, sinjalizoi lindjen në Evropë të idesë së tolerancës fetare; që liria e ndërgjegjes të bëhej një e drejtë civile në shoqërinë moderne.

title_ny_irt

Pasditën e 27 tetorit 1904, 15 mijë nju jorkezë të veshur në mënyrë ceremoniale, morën pjesë në festën e hapjes së hekurudhës nëntokësore të qytetit, me fjalë të tjera të metrosë. Kryetari i bashkisë së qytetit, George McClellan, shërbeu si makinist në udhëtimin e parë me pasagjerë. Ai përdori një pajisje kontrolli të argjendtë, për të drejtuar trenin nga Broadway deri në rrugën 145. Distancën prej 15 kilometrash treni e përshkoi me saktësi siç parashikohej në orarin e botuar. Njerëzit hynë në metro në orën 7 të mbrëmjes dhe u lejuan të udhëtojnë falas. Shumica qendruan deri në mesnatë kur u nis treni i fundit. Udhëtarët admironin stacionet e pastra me tulla të bardha dhe udhëtimin pa zhurmë të trenave elektrikë.

 

Pin It