Kalendari historik, 28 dhjetor

 

download

1612 – Galileo Galilei bëhet astronomi i parë që vëzhgon planetin Neptun, ndonëse ai gabimisht e quajti atë një yll të palëvizshëm. Për këtë arsye, Galilo nuk njihet si zbuluesi i Neptunit, megjithëse disa shkencëtarë thonë se në shënimet e tij, astronomi italian thotë se ylli dukej sikur lëvizte, siç është veçoria e planeteve.

john-c-calhoun-ab

1832 – John C. Calhoun bëhet i pari nënpresident i Shteteve të Bashkuara që jep dorëheqjen. Ai ishte në konflikt me presidentin Andrew Jackson rreth të drejtës së shteteve për t’u shkëputur nga Unioni. Kalhoun argumentonte se një shtet kishte të drejtë për t’u shkëputur, nëse i rrezikohej liria dhe sovraniteti. Presidenti Jackson mbronte idenë federaliste se asnjë shtet nuk kishte të drejtë të shfuqizonte ligjin federal. Gjatë një darke zyrtare, presidenti Jackson ngriti një dolli dhe thirri: “Bashkimi federal, duhet të ruhet. ” – dhe nënpresidenti Kalhoun përgjigj: ” Për Bashkimi, po – por krahas lirisë, që është më e dashur.” Pas kësaj, Jackson i kërkoi dorëheqjen dhe Kalhoun u largua. Ai vdiq në vitin 1850, pa arritur të shohë Luftën Civile amerikane të viteve 1860, le cila u shkaktua kur disa shtete u përpoqën të shkëputeshin, duke thënë se sovraniteti dhe liritë e tyre ishin shkelur nga qeveria federale.

where-is-iowa-hd

1846 – SHBA: Iowa pranohet si shtetin e 29-të i Shteve të Bashkuara SHBA. Iowa është i vetmi shtet amerikan kufijtë e të cilit janë formuar plotësisht nga lumenj. Iowa kufizohet nga shtetet Wisconsin dhe Illinois në lindje, Missouri në jug, Nebraska dhe Dakota e Jugut në perëndim, dhe Minesota në veri. Iowa quhet ndonjëherë “zemra amerikane”. Ky territor, dikur koloni franceze, pas blerjes së Luizianes, u bë hambar bujqesor i Shteteve të Bashkuara. Kryeqyteti i saj është Des Moines. Iowa është cilësuar si një nga vendet më të sigurta për të jetuar.

auguste_louis_lumiere

1895 – Vëllezërit Lumier japin shfaqjen e parë me pagesë për publikun në Kafenë e Madhe në Boulevard des Capucines, duke shënuar lindjen e kinemasë

Pin It