Parashikimi i motit, e enjte 28 dhjetor 2017

Pjesa e parë e ditës, mbetet e vranët me shira të intensitetit mesatar thuajse në të gjithë territorin. Edhe orët e pasdites mbeten me shira të dobët deri mesatarë ndërsa vonë në mbrëmje pritet pakësim gradual i shirave por edhe gjatë natës, shirat mbeten prezent në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish rriten lehtë gjatë mëngjesit ndërsa një rënie me 2 – 3 °C do të pësojnë vlerat termike të mesditës. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 44 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Pin It