Kalendari historik, 28 nëntor

auto_skenderbeu_1440775903-16602081440861841

1443 – Skënderbeu dhe forcat e tij çlirojnë Krujën dhe ngrenë flamurin kuq e zi. Pasi kishte braktisur osmanët në betejën e Nishit (3 nëntor), Skënderbeu, në krye të 300 kalorësve, u kthye në trojet e tij dhe u bë sundimtar i Krujës, duke ringjallur Principatën e Kastriotëve. Shembulli i tij nxiti thuajse të gjithë princat shqiptarë të ngriheshin kundër sundimit osman; në përpjekje për bashkim forcash, më 2 mars 1444, Skënderbeu i thirri ata në Lezhë për një kuvend ku pavarësisht nga grindjet mes tyre, themeluan një bashkim, i njohur në histori si Lidhja shqiptare e Lezhës. Fitorja e parë e Skënderbeut në krye të ushtrisë së Lidhjes ishte beteja e Torviollit më 1444, e cila shënoi fillimin e më shumë se 20 vjet luftë me perandorinë osmane. Forca e Skënderbeut arritën më shumë se 20 fitore në fushë-betejë dhe përballuan 3 rrethime të kështjellës së Krujës, që u udhëhoqën nga vetë sulltanët. Në vitin 1451, Skënderbeu pranon de jure sovranitetin e Mbretërisë së Napolit, duke nënshkruar Traktatin e Gaetas, për të siguruar një aleancë mbrojtëse ndaj osmanëve, megjithëse de facto ai mbeti sundimtar i pavarur. Në vitin 1460-1461, Skënderbeu mori pjesë në luftërat civile të Italisë në përkrahje të Ferdinandit të Napolit. Më 1463, ai u caktua komandant i përgjithshëm i forcave të kryqëzatës së shpallur nga Papa Pius II, por Papa vdiq ndërsa trupat ishin ende në procesin e grumbullimit, kështu që sipërmarrja u ndërpre. Së bashku me venedikasit, Skënderbeu luftoi në Luftën osmane – veneciane (1463-1479), deri në vdekjen e tij më 17 janar 1468.

bio_bio-shorts_0_ferdinand-magellan_149622_sf_new_hd_768x432-16x9

1520 – Pas lundrimit nëpërmjet një ngushtice në skajin më jugor të Amerikës së Jugut, tre anije nën komandën e portugezit Ferdinand Magelan arritën në Oqeanin Paqësor, duke u bërë evropianët e parë që kalojnë nga Oqeani Atlantik në Paqësor.

i284852689408603837-_szw1280h1280_

 

1912 – Shqipëria shpall pavarësinë nga Perandoria Osmane. Suksesi i kryengritjes shqiptare të atij viti, u pa si sinjal i fortë për vendet fqinje se Perandoria Osmane ishte e dobët.

Mbretëria e Serbisë ishte kundër planit për një vilajet gjithë-shqiptar, duke preferuar një ndarje të territorit evropian të Perandorisë Osmane mes 4 vendeve ballkanike në aleancë, ndërsa territoret e pushtuara gjatë luftës së parë ballkanike të viheshin nën kontroll ndërkombëtar. Kjo ishte arsyeja që Ismail Qemali thirri në Vlorë Kuvendin mbarë shqiptar dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

Pavarësia ishte më tepër fiktive për shkak se Vlora ishte qyteti i vetëm në të gjithë vendin që kontrollohej nga delegatët – por vendimi u provua efektiv në mungesë të një pushteti.

Edhe pse pavarësia e Shqipërisë u njoh de facto më 17 dhjetor 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ajo nuk ishte e efektshme deri në 29 korrik 1913, me përfundimin e Luftës së Dytë Ballkanike, dhe me zgjidhjen e problemit delikat të Shkodrës, kur komuniteti ndërkombëtar ra dakord për të njohur Shqipërinë si shtet sovran.

Pin It