5 Këshilla si t’i ndihmoni fëmijët tuaj të flasin sa më shpejt

happy mother read a book to child girl indoors

happy mother read a book to child girl indoors

Të folurit e fëmijës është nje nga gjërat më të bukura që e gëzon një prind, sidomos fjalët e para. Gjuha e lejon fëmijën të shprehë mendimet e veta dhe sa më shumë ecën në këtë aspekt, aq më shumë mjete do të ketë ai për të menduar dhe treguar.Prindëriti luajnë rolin kryesor në të folurin e fëmijës, ndaj ata duhet t’ju flasin sa më shumë fëmijëve pavarësisht që ata nuk do t’ju kthejnë dot përgjigje.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla sesi t’i ndihmoni fëmijët në të folur:

  1. Sa më shumë fjalë

Prindërit duhet ta “rrethojnë” fëmijën e tyre me sa më shumë fjalë të ndryshme. Pra ju duhet t’i përshkruani me fjalë gjithçka e rrethon, që nga objektet deri te ngjyrat, njerëzit, vendet etj.Thelbësore është që të mos plotësoni çdo nevojë të fëmijës, duke ndjekur drejtimin e gishtit të tij, por ndihmojeni të shprehet, qoftë edhe me rrokje. Ndërkohë ju si prindër duhet të jeni të parët që të flisni gjithmonë në mënyrë të qartë dhe me fjalë të plota. Kështu, fëmija juaj do të shkojë drejt perfeksionimit të të folurit.

2.Bëjini pyetje të shpeshta

Pyetjet janë mjaftë të rëndësishme, kur fëmija fillon të flasë dhe të bëjë përpjekjet e para për bashkëveprim. Për t’u shmangur janë pyetjet “pilote”, ose më saktë ato që kërkojnë përgjigje të komplikuara, sepse nëpërmjet tyre ju rrezikoni stimulimin e turpit te fëmijët. Ndaj, më mirë bëni pyetje që e vënë fëmijën përpara zgjedhjes. Për shembull: “Do makinën apo arushin për të luajtur?”. Fëmija në këtë mënyrë do të thotë patjetër një nga dy fjalët.

3.Tregojini libra me figura dhe ngjyra

Duke filluar që nga muaji 9-10 mund t’i tregoni fëmijës tuaj libra me figura dhe ngjyra të ndryshme, duke i folur më shumë rreth tyre dhe duke i treguar objektet apo kafshët që ndodhen në figurë.

4.Dialogoni shpesh me fëmijët

Nëse thonë se është e dobishme t’i flisni të voglit kur ai është ende në barkun e nënës, imagjinojeni kur janë prezentë fizikisht në shtëpi. Për të stimuluar të folurin e tyre, nuk ka metodë më të mirë sesa të shkëmbeni fjalë me ta. Përshkruani gjithçka ndodh rreth atyre, duke treguar përralla dhe anekdota. Nxisni emocionet e tij me pyetje të vogla që nuk kërkojnë përgjigje. Ndër të tjera, është mirë që fëmijën tuaj ta përgëzoni kur ai fillon të flasë fjalët e para, me buzëqeshje dhe komplimente.

5.Lexoni sa më shumë

Për të stimuluar aftësinë dhe dëshirën e tij për të folur, për të përshkruar me fjalë ndjenjat dhe emocionet, kërkesat dhe ndjesitë, është e rëndësishme që fëmijën tuaj ta rrethoni me fjalë dhe tinguj që ia mundësojnë më së miri këtë gjë. Ndihmues të mirë janë librat. Këshilla është që t’i lexoni fëmijës suaj sa më shumë të mundeni, ndoshta duke e afruar edhe me vizatime dhe figura në qoftë se aftësia e vëmendjes së tyre është ende shumë e ulët.

 

 

 

Pin It