Kalendari historik: 28 qershor

1712 – Lindi në Zvicër Jean-Jacques Rousseau, i quajtur “Filozofi i Gjenevës”, ishte dijetar dhe shkrimtar. Filozofia e tij politike ndikoi në Revolucionin Francez, si dhe në zhvillimin e mendimit politik, sociologjik, dhe arsimor bashkëkohor. Rousseau ishte gjithashtu kompozitor i suksesshëm; autor i 7 operave, si dhe muzikë zhanresh të tjera; ai dha ndihmesë në muzikë edhe si teoricien. Gjatë periudhës së Revolucionit Francez, Ruso, me idetë e tij, ishte filozofi më popullor mes anëtarëve të Klubit Jakobin. Shkrimet e tij autobiografike – përbëjnë fillimin e zhanrit të autobiografisë siç njihet sot. Rousseau u varros si një hero kombëtar në Panteonin në Paris, në vitin 1794, 16 vjet pas vdekjes.

1867 – Itali; lindi Luigi Pirandello, dramaturg, novelist, poet dhe mjeshtër i tregimit të shkurtër. Më 1934, irandello fiton Çmimin Nobel në Letërsi “për rigjallërimin e dramës”. Veprat e Pirandello përfshijnë romane, qindra tregime, dhe rreth 40 drama, disa prej të cilave në dialektin sicilian.  Pirandello cilësohet shpesh si pararendës i Teatrit të Absurd. “Çdo njeri, i cili është ngritur pak mbi nivelin e kafshëve dhe bimëve nuk jeton për hir të jetesës, pa ditur se si të jetojë; por jeton për t’i dhënë jetës kuptimin dhe vlerën e vet….. ”

1894 – Dita e Punës shpallet festë zyrtare amerikane.

1919 – U nënshkrua Traktati i Versajës duke i dhënë fund Luftës së Parë Botërore, saktësisht pesë vjet pas fillimit të saj.

1926 – Krijohet firma Mercedes-Benz kur Gottlieb Daimler dhe Karl Benz bashkojnë dy kompanitë e tyre për prodhimin e automobilave.

1945 – Gjenerali amerikan, Douglas McArthur, deklaroi se e kishte shuar rezistencën japoneze në Filipine.

1989 – Në 600 vjetorin e Betejës së Fushë Kosovës, presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviçi mban fjalimin e Gazimestanit, në vendin e betejës historike. Po këtë ditë, më 2001, Millosheviçi, i arrestuar nga qeveria e Serbisë,  dërgohet duarlidhur në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës për krime lufte.

 

Lindje

1948 – Kathy Bates, aktore amerikane fituese e Academy Awards

1867 – Luixhi Pirandelo, dramaturg dhe shkrimtar italian (v. 1936)

1960 – John Elway, lojtar futbolli amerikan

1961 – Jeff Malone, lojtar basketbolli amerikan

1963 – Charlie Clouser, tastierë amerikane,

1964 – Mark Grace, lojtar bejsbolli amerikan

1964 – Sanjeev Bhaskar, aktor dhe komedian britanik

1965 – Jessica Hecht, aktore amerikane

1965 – Sonny Strait, aktor amerikan

1966 – John Cusack, aktor amerikan

1966 – Mary Stuart Masterson, aktore amerikane

1967 – Bellows Gil, aktor kanadez

1968 – Adam Woodyatt, aktor anglez

1969 – Danielle Brisebois, aktore amerikane

1969 – Ayelet Zurer, aktore izraelite

1970 – Steve Burton, aktor amerikan

1971 – Tichina Arnold, aktore amerikane

1971 – Louise Bagshawe, novelist dhe politikan britanik

1971 – Fabien Barthez, futbollist francez

Vdekje

1568 – Primož Trubar, reformator protestant slloven

1836 – Xhejms Madison, presidenti i katërt i SHBA-së (l. 1751)

1967 – Oskar Maria Graf, letrar gjerman

1968 – Otto Hahn, kimist dhe fizikant gjerman

Pin It