Studim: Veprimet e duhura për kujtesë të fortë

Me kalimin e viteve, problemet me kujtesën dalin ne pah, por si për çdo gjë tjetër edhe për këtë ka zgjidhje.  Duke filluar nga ngrënia e boronicave e deri te luajtja e lojërave të trurit, hulumtuesit gjithmonë kanë qenë në kërkim të mënyrave për të parandaluar dobësimin e memories përgjatë plakjes.

Një panel i përbërë me ekspertë ka rishikuar hulumtimet e qindra studimeve dhe ka zbuluar tri strategji të cilat i zvogëlojnë mundësitë për të pasur probleme me kujtesën.

Këto tri gjëra janë:

– Ushtrimet e rregullta fizike

– Menaxhimi i shtypjes së gjakut

– Luajtja e lojërave të trurit.

Pin It