Kalendari historik, 29 nëntor

29 Nëntori është dita e 333-të e kalendarit gregorian (dita e 334-t në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 32 ditë.

Mission San Jose De Guadalupe Missions

1777 – Themelohet San Jose de Guadalupe, vendbanimi i parë civil, apo Pueblo, në Kaliforninë e sipërme. San Jose shërbeu si komunitet bujqësor në mbështetje të instalimeve ushtarake spanjolle në San Francisko dhe Monterey, kur territori ishte koloni spanjolle. Kur Kalifornia fitoi shtetësinë në vitin 1850, San Jose u bë kryeqyteti i parë i këtij shteti. San Jose është sot qyteti më i madh në luginën Silikon.

cuy3uggwaaaxfim

1944 – Shqipëria çlirohet nga partizanët. Pas çlirimit nga pushtimi nazist, vendi u bë shtet komunist; Republikë Popullore më 1946; Republikë Popullore Socialiste në vitin 1976; udhëhequr nga Enver Hoxha, Partia e Punës dhe Diktatura e Proletariatit. Sot, Shqipëria është demokraci parlamentare me ekonomi në tranzicion (disa thonë se tranzicioni ka përfunduar). Kryeqyteti, Tirana, ka mbi 600-mijë banorë nga rreth 2.9 milionë e gjithë Shqipëria.Tirana është gjithashtu kryeqyteti financiar i vendit.

brss

1945 – Shpallet Republika Federative Popullore e Jugosllavisë. Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë (apo RSFJ), e cila hodhi bazat gjatë Luftës së Dytë Botërore pati një ekzistencë deri në vitin 1992 kur u shpërbë mes luftërave jugosllave. Federata e Jugosllavisë përbëhej nga gjashtë republikat socialiste: Bosnje-Herzegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, dhe Sllovenia – dhe dy krahina autonome, Vojvodina e Kosova.

292879_art

1877 – Thomas Edison demonstron fonografin për herë të parë.

barcelona-16-17-home-kit-1

1899 – U themelua klubi futbollistik spanjoll FC Barcelona.

firsttrafficlight_1500-700x478

1910 – Patenta e parë për zbulimin e semaforit në Shtetet e Bashkuara iu nda zbuluesit amerikan Ernest Sirrine.

 

 

Pin It