72-vjetori i Çlirimit, homazhe për të rënët për liri

clirimi-640x427

Shqipëria përkujton sot 72-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Krerët e politikës zhvilluan homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri” në nderim të të rënëve për liri.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, si dhe deputetë e veteranë të shumtë vendosën kurora me lule tek Varrezat e Dëshmorëve.

Në këtë ceremony mungonte Presidenti Bujar Nishani, i cili ndodhet në Turqi për të marrë pjesë në Samitin e Bosforit. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i zhvilloi homazhet për 29-Nëntorin ditën e djeshme, duke kujtuar në një ditë edhe festën e Pavarësisë dhe Çlirimin e vendit.

 

 

Pin It