Përurohet “Rruga e Atjonit” në nder të djalit të shkrimtarit të njohur, Visar Zhiti

Veliaj peruron Rrugen e Atjonit (2)

“Rruga Atjon” është segmenti me emrin më të rin në kryeqytet. Segmenti nga segmenti nga rruga “Faik Konica” deri pranë shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” nga dita e sotëme e në vazhdim do të quhet “Rruga e Atjonit”. Ky është emri i djalit të shkrimtarit të mirënjohur Visar Zhiti,  i cili humbi jetën dy vite më parë në moshën 19vjeçare si pasojë e një aksidenti. Pllakën me emrin e Atjonit e ka zbuluar sot krye bashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili organizoi një ceremoni inaugurimi ku ishin të pranishëm familjar shokë të Atjonit dhe qytetarë të ndryshëm. Në fjalën e tij Veliaj u shpreh se ditë të tilla bëjnë të mundur që çdokush të kuptojë se çfarë e bën qytetar dhe çfarë e dallon nga të qenit thjesht banor i një qyteti me një milion banorë.

“Më vjen mirë, i dashur Visar, që kjo rrugë në zonën pranë qytetit “Studenti”, pranë fakulteteve kryesore të universitetit dhe në kufi me parkun e liqenit, ka emrin e djalit tënd, i cili na bëri të gjithëve krenarë. Më vjen mirë që shokët e tij dëshmojnë se ka një dëshmi përtej datës së lindjes dhe datës së largimit nga kjo jetë, që është dëshmia e njeriut të mirë, e besoj se na frymëzon të gjithëve sot”, tha krye bashkiaku Veliaj.

Ndërkohë nga ana tjetër Shkrimtari Visar Zhiti u shpreh se nga sot kjo rrugë do të jetë rruga e të rinjve që Atjoni përfaqësonte.

Atjoni humbi jetën tragjikisht në moshën 19 vjeçare dy vite më parë, në një aksident automobilistik përgjatë autostradës “Tiranë-Durrës. Ai ishte djali i vetëm i shkrimtarit Zhiti dhe ishte kthyer në Shqipëri me pushime pasi studionte për filozofi në Universitetin “Sacro Cuore” në Milano.

Më herët bashkia e Tiranës së bashku me ambasadën e Kosovës përkujtuan 18 vjetorin e Ditës së Rënies së heroit legjendar të Luftës së Kosovës, Adem Jashari. Në homazhet që u zhvilluan në Rrugën e Durrësit ku ndodhet Monumenti i heroit, Veliaj tha se betejat për lirinë duhet të vazhdojnë çdo ditë.

Veliaj homazhe per Adem Jasharin

Pin It