Spotify, risia më e re në Facebook Messenger

fff

Së fundmi ,Facebook Messenger vjen me risinë më të re i cili ka lanccuar integrimin e parë të muzikës me Spotify.

Të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android tani, brenda në Messenger tek seksioni “More” në chat do të gjejnë një opsion të Spotify.

Sapo të zgjidhni një këngë, artist ose listë këngësh, ato do të kthehen prapa në Messenger me opsionin për të shpërndarë fotografinë e kopertinës së tyre.

Ndërkohe, nëse një mik në Facebook e klikon atë foto, ata do të transferohen tek Spotify për ta dëgjuar.

Pin It