QSH e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë me Kabinet të ri Kardiologjie

DSC_3337

 Duke filluar nga kjo e shtunë rreth 300 mijë banorë të zonës “21 Dhjetrori” në tiranë do të mund të përfitojnë shërbime të specializuara në fushën e kardiologjisë në qendrën spitalore nr 2 e cila ndodhen në zonën e “21 dhjetorit”. Kjo si pasojë e një investimi të ministrisë së shëndetësisë e cila ditën e sotme përuroi Kabinetit e ri të Kardiologjisë në këtë institucion. Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj në fjalën e tij u shpreh:

 “Jemi në vijim të plotësimit të shërbimit që ne ofrojmë në funksion të kujdesit Parësor shëndetësor, dhe sigurisht, përtej Mbulimit Universal, që fillimisht garantohet me ligj, është e domosdoshme që shërbimet bazë qytetarët t’i marrin sa më pranë vendbanimit të tyre, dhe sigurisht falas për ata që janë të siguruar padyshim, por edhe për ata që janë të pasiguruar, me tarifat e reja shumë më të ulta se më parë.”

Sipas ministrit Beqaj, Përveç ECHO-s kardiake, tashmë të paktën 7000 pacientë të diagnostikuar me sëmundje kardio-vaskulare mund të kryejnë edhe provat ushtrimore dhe të ekzaminohen me Holter tensioni arterial apo Holter ritmi kardiak, duke ulur kështu radhët e pritjes për këto shërbime të specializuara pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” apo duke i dhënë fund mundimit dhe rritjes së kostos së shërbimit për ata qytetarë dhe familjet e tyre që ishin të detyruar ta kryenin diagnostikimin në shërbimin jopublik me pagesë. Ndërsa më tej theksoi se do të vijoj puna për të plotësuar me reparte të reja kardiologjie rreth 11 spitale rajonale dhe 3 poliklinika në tiranë.

DSC_3302 DSC_3280

Pin It