Sezoni turistik, Beqaj: 25 qendra shëndetësore do të jenë në dispozicion 24 orë

qendra shendetsore

Rreth 25 qendra shëndetësore sezonale do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë gjatë sezonit të verës. Numri i këtyre qendrave është dyfishuar në krahasim me një vit më parë.

Ministri i Shëndetësis, Beqaj inspektoi  të premte një nga këto qendra në zonën e shkëmbit të kavajas ku tha se nuk do të mungojnë cilësia nga shërbimi i mjekëve dhe barnat.

 

Më pas beqaj tha se duke mësuar nga eksperienca këtë vit kemi rritur numrin e ilaçeve në listën e barnave të rimbursuara.

 

Ngritja e qendrave shëndetësore sezonale  pritet të japë një impakt pozitiv në sigurinë e pushuesve dhe turistëve të huaj të cilët zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet verore.

Pin It