Venecianët të pakënaqur nga turistët

VCE

 “Turistë, ikni që këtu, po e shkatërroni këtë zonë”, shkruhej në posterat që banorët e Venecias kanë vendosur në muret e qytetit.

Posterat armiqësor, të shkruar në anglisht në mënyrë që të kuptohen nga sa më shumë turistë, janë hequr menjëherë nga autoritetet vendase.

Por pavarësisht zhdukjes së shenjave të dukshme të kësaj proteste marrëdhënia e vështirë midis vendasve dhe turistëve vijon të mbetet.

Për banorët, turistët janë ata që nuk kujdesën për higjienën, qetësinë dhe jetën kulturore të Venecias, por që njëkohësisht numri i shumtë i tyre e bën vendin të pabanueshëm për rezidentët.

Pin It