Twitter mbyll 235.000 faqe në kuadër të luftës kundër terrorizmit

images

Rrjeti social amerikan, Twitter njoftoi sot se ka mbyllur 235.000 faqe në gjashtë muajt e fundit në kuadër të luftës kundër publikimeve që kanë në përmbajtje përhapjen e terrorizmit.

Duke iu shtuar mbylljeve të kryera në muajin shkurt, Twitter publikoi për herë të parë një shifër të konfirmuar zyrtarisht nga njësia drejtuese e saj duke raportuar numrin e saktë të llogarive me përmbajtje terroriste të pezulluara prej mesit të 2015 në 360.000 faqe.

Rregullat për përdorimin e rrjetit social amerikan nuk autorizojnë përdorimin e kërcënimeve të dhunshme dhe nxitjen e terrorizmit, ndërsa në muajin shkurt kjo kompani u shpreh e gatshme për të rritur përpjekjet për zbatimin e tyre, duke dëshmuar në këtë formë efikasitet kundrejt kërkesave të qeverisë për të frenuar propagandën xhihadiste në internet.

 

Pin It