Shqipëria vend partner i CMT-së 2017

IMG-20160309-WA0001

Në prag të eventit madhështor, Panairit të Shtutgartit për Turizmin, mediat po i bëjnë jehonë realitetit turistik shqiptar. Ky panair do të shërbejë si trampolinë për rezultate akoma më të mira lidhur me fluksin e turistëve dhe jo vetëm, si dhe atyre që kërkojnë të operojnë në fushën e turizmit.

Këtë vit panairi i turizmit CMT (Panairi i Shtutgartit për Turizmin) ka përfunduar me një rezultat të shkëlqyer. Rreth 220.000 vizitorë janë informuar prej 9 ditësh në stendat e 2000 ekspozuesve për prurje të reja në segmentin turistik, kamping dhe karavan. Edhe panairët popullorë për udhëtime me biçikleta, aventurë dhe me shëtitjet në fundjavën e parë si dhe udhëtime golfi, ëellness, cruise edhe me anije në fundjavën e dytë kanë qënë tepër të ndjekura. Në janarin që vjen CMT-ja dëshiron të vazhdojë me të njëjtin sukses. Një rol të rëndësishëm në këtë event do të ketë Shqipëria si vend partner dhe Nordschëarzëald si rajon partner për pjesën e kampingut dhe karavanit.

Destinacioni i fundit i pa shkelur nga të huajt në Evropë

Qysh prej vitit 2011, libri për udhëtarët individual, The Lonely Planet, e ka rekomanduar komunitetit e tij “Shkoni në Shqipëri!” dhe ka vendosur këtë vend ne bregdetin e Jonit në vendin e parë të top- listës. Me të drejtë, sepse natyra e paprekur dhe pamjet e larmishme karakterizojnë shumicën e njollës së bardhë së fundit në Evropë. Shqipëria është një nga vendet më të pasura në botë përsa i përket shumëllojshmërisë së florës dhe faunës. Me kulturën e zhvilluar dhe klimën mesdhetare ky vend ballkanik krijon parakushte të mira për zhvillimin e llojeve dhe formave të reja të pushimeve. Numri i turistëve po rritet vit për vit. Në vitin 2004 kanë kaluar natën 588.000 vizitorë. Ndërsa pesë vite më vonë  1,8 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë. “Vitin që kaloi kanë ardhur gati 4 milionë mysafirë”, raporton  Ardit Çollaku, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, “nga të cilët 90% ishin evropiane.” Shumica e tyre kanë ardhur kryesisht nga vende si, Kosova, Maqedonia edhe Mali Zi, pas këtyre vijnë turistët nga Greqia dhe Italia si edhe të paktën 26.000 turistë nga Gjermania.

Plazh, shtegëtim në Veri, vende të trashëgimisë botërore

Me plazhet mesdhetare, pamje malore, lumenj dhe qytete historike, Shipëria u ofron turistëve një spektër të gjerë atraksionesh turistike. “Historia e Shqipërisë shkon mbrapa deri në kohën e Ilirëve”, thotë  Çollaku. “Kulturat e ndryshme kanë lënë shenjat e veta, kjo vihet re në ndikimet kulturore dhe shumëllojshmëri e monumenteve arkitekturore.” Nga rrënojat antike deri tek monumentet historike, nga perandoria Osmane dhe kishat e vjetra ortodokse. Përveç plazheve mesdhetare, vendet malore po zhvillohen si një destinacion tërheqes për shtegëtarët, ardhurues të natyrës. Në Shqipëri gjenden 16 parqe kombëtare, disa nga të cilat janë akoma të pazbuluara plotësisht dhe në gjendjen origjinale. Vendet më shpesh të vizituara, sipas  Çollakut, janë Berati, një qytet tipik ballkanik-osman me pjesën e vjetër të qytetit dhe kalanë, e njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”. Në vitin 2008 u shpall qytet i trashëgimisë botërore nga UNESCO. Edhe qyteti i vjetër i Gjirokastrës ka shumë shtëpi, të cilat janë unike për arkitekturën. Kjo është dhe arsyeja sepse edhe ky qytet u bë vend i trashëgimisë botërore nga UNESCO. Rrënojat e Butrintit konsiderohen si më të mirëmbajturat në vend (Vend i trashëgimisë botërore nga UNESCO). Edhe Durrësi, qyteti antik me portin Dyrrhachium, është i mirënjohur për amfiteatrin e tij dhe plazhin.

 Plazh mund të bëhet edhe në qytetet buzë Jonit, si Vlora dhe Saranda. Një domosdoshmëri për t`u vizituar është sigurisht dhe kryeqyteti Tirana, qendra kulturore, politike dhe ekonomike e vendit.

Nuk janë për t`u harruar edhe muzetë, galeritë e arteve, aktivitetet kulturore, ndërtesat shumëngjyrëshe, baret dhe restorantet dhe një sërë kategorish HORECA, Në lindje të kryeqytetit çfaqet dukshëm mali i Dajtit, majat e të cilit prej disa vitesh mund të arrihet shpejt me anë të linjë së teleferikut “Dajti Ekspres”. “Mbas një izolimi të gjatë, Tirana është bërë një qytet mbreslënës, në të cilën turistët mund të kapërcejnë nga një epokë në tjetrën”, shkruhet në revistën GEO Saison. Ajo që vlen për Tiranën është e vlefshme për të gjithë vendin. “Udhëtime drejt Evropës nuk përbejnë më cudira të mëdha. Ndërsa për në Shqipëri ndodh plotësisht e kundërta”, shkruhet në gazetën Berliner Tagesspiegel.

Pin It