Twitter zgjeron platformën e trasmetimeve live

Sipas faqes The Information twitter po përgatitet për të hapur një platformë direkte për kompanitë mediatike.

Kompanitë mund të bëjnë video direkte në Twitter pa qënë nevoja të kalojnë në Periscope, aplikacioni i rrjetit social që po integrohet më së miri.

Deri tani për të bërë transmetime direkte në Twitter duhet të kishte marrëveshje ad hoc, por me këtë vendim shoqëria i jep mundësi kompanive të hyjnë në lidhje direkte sa herë të duan. Ky opsion do të jetë fillimisht për sektorin e lajmeve.

Pin It