Frutat e thata dhe vlerat e tyre shëndetësore

Lajthia

Lajthitë kanë disa vlera: Gjethet e thara në hije, pasi zihen, kullohet të bëhen banja të lëkurës së sëmurë. Në sasi të vogla ëmbëlsohet dhe përdoren si çaj. Ato përmbajnë Vitaminë C, që ndihmon në punën e muskujve të lëmuar të trupit, rregullon veprimet ritmike të zorrëve, nxit urinimin, ngushton enët e gjakut. Ndihmon edhe ata që vuajnë nga variçet (që varen), hemorroidet (majasëlli), ndërpret heqjen e barkut si dhe hemoragji nga hundët. Lëvorja e rrënjës grumbullohet në vjeshtë. Pasi lahet me kujdes nga mbeturinat, thahet në diell dhe ruhet. Lëngu i përftuar prej saj ulë temperaturat e larta të trupit, duke zëvendësuar aspirinën, që është kimikat nganjëherë i dëmshëm. Pjalmi grumbullohet në kohën e lulëzimit, kur është pjekur mirë dhe ruhet ne qese letra. Përdoret kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës). Nga druri nxirret vaji, që i ngjet atij të ullirit dhe përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve, krimbave të zorrëve (askarideve) dhe pickimit të insekteve. Fryti është pjesa më e dobishme. Thelbi ka vlera të mëdha; në përbërje të tija ka 60% yndyrë, 20% proteina, 16% albumina, pak sheqer etj. Fryti i lajthisë këshillohet për njerëzit anemikë (dobësi e përgjithshme e organizmit) si dhe për gratë shtatzëna.

Arrat

Arrat janë një burim i pasur energjie dhe përmbajnë ushqyes, minerale, antioksidantë, dhe vitamina të cilat janë esenciale për një shëndet të plotë. Janë të pasura në Omega- 3. Konsumimi i rregullt i arrave ndihmon për të ulur kolesterolin e lartë në gjak, duke iu mundësuar një qarkullim të rregullt të gjakut dhe elasticitetit të enëve të tij. Konsumimi i vetëm 25 g arrash në ditë, ndihmon në parandalimin dhe uljen e presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve kronike të enëve të gjakut, kancerit në prostatë, në gji, dhe në shtyllën kurrizore. Arrat janë shumë të pasura në Vitaminë E, përmbajtja e së cilës ndikon në pasjen e një lëkure sa më të shëndetshme. Janë të pasura në magnez, zink, calcium, hekur etj. Secili prej këtyre elementëve ka një ndikim mjaft pozitiv në shëndet. Vaji i arrave ka një aromë mjaft të këndshme dhe njëkohësisht ka vlera ushqyese të shumta. Ai është një prej armikëve kryesorë të lëkurës së thatë. Ai zë një prej vendeve më të rëndësishme si në industrinë kozmetike, farmaceutike ashtu edhe në atë aromaterapeutike.

Farat e pishës

Farat e pishës konsumohen të gjalla (si fruta të thata) ose të pjekura dhe kanë shumë cilësi terapeutike. Ato zvogëlojnë oreksin, janë të pasura me proteina dhe yndyra omega 3, të cilat janë mirëbërëse për sistemin kardiak. Gjithashtu përmbajnë sasi të rëndësishme merkuri, që kontribuon në funksionin e mirë të sistemit riprodhues dhe imunitar.

Farat e kungullit dhe të lulediellit

Farat e kungullit dhe ato të lulediellit janë të pasura me acide yndyre të cilat janë më se të rëndësishme për qelizat e trupit. Këto acide ndihmojnë në rrjedhjën natyrore të nutrienteve në qelizë si dhe në heqjen e kileve të tepërta të trupit. Pra, këto lloj ushqimesh specifike ndihmojnë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e qelizave të trupit. Fara të ndryshme mund t’i konsumoni dhe në mëngjes, pasi në këtë mënyrë ato ju ndihmojnë të jeni më aktivë duke ju përmirësuar dhe metabolizmin apo ju bëjnë të ndiheni të ngopur, pa konsumuar shumë ushqime të tjera të rënda.

Kikirikët

Kikirikët përmbajnë sasi të madha të proteinave, gjë që i bën ata një ushqim te preferuar te atyre njerëzve qe merren me body-building si dhe per ata njerz që janë të dobët dhe nën peshë. Kikirikët janë një burim i pasur i vitaminës E, manganit dhe proteinave që janë të dobishme për funksionimin e mirë të trupit. Fruti i kikirikëve zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Kështu, nëse dëshironi të ulni rrezikun nga sëmundjet e zemrës, atëherë konsumoni më shumë kikirike.

Hurmat arabe

Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: “Kush ha esëll shtatë kokrra hurme nga ato të Medines, është i mbrojtur nga magjia”.

A e dini se:

Ushqimi dhe ilaçi më i dobishëm për astronautët është hurma arabe?

Fijet e holla, që gjenden përreth trungut të hurmës (palmës), janë detergjenti më i mirë, pasi e mbrojnë lëkurën nga sëmundjet e ndryshme?

Nëse hurmat zihen në ujë dhe ky ujë pihet, ai gëzon zemrën e mërzitur?

Hurmat e Medines janë mbi gjashtëdhjetë lloje dhe mbeten hurmat më të mira në të gjithë botën?

A e di se çdo 16 gramë hurma, përmbajnë 318 kalori, kundrejt 315 kalori që kanë 100 gramë mjaltë!

Një kokërr hurmë e vetme të furnizon me kaloritë e nevojshme për mundin e një dite plot aktivitet dhe gjallëri.

Ushqimi më i dobishëm që mund të hanë luftëtarët në vijën e frontit, janë pikërisht hurmat, sepse ato i furnizojnë me kaloritë e nevojshme, u japin forcë dhe aktivizojnë gjëndrat mbiveshkore.

Hurma konsiderohet si minierë vitaminash, për shkak se përmban kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D. Kjo, përveç glukozës së lehtë dhe të thjeshtë në përbërje. Hurmat kanë disa vlera shëndetësore, ku ndër to përmendim:

Forcon mëlçinë dhe e zbut atë.

Zbut ashpërsinë e fytit.

Nëse hahet esëll, eliminon askaridet.

Forcon muskujt dhe nervat, si dhe vonon plakjen.

Lufton stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.

Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet.

Forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, lufton vëngërinë e syve dhe plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.

 

Pin It