16 ushqime të shëndetshme për veshkat

Të ushqyerit e shëndetshëm është shumë i rëndësishëm për njerëzit me sëmundje të veshkave për shkak se ata përjetojnë më shumë inflamacione dhe kanë rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes kardiovaskulare. Më poshtë keni 16 ushqime të shëndetshme për veshkat, nga speci i kuq e lakra e deri tek vaji ullirit, ushqime të pasura me antioksidant që duhet të jenë pjesë e dietës tuaj.

  1. Speci i Kuq

Specat e kuq janë burim shumë i mirë i vitaminës C, Vitaminës A dhe vitaminës B6, acidit folik dhe fibrës. Specat e kuq janë të mirë sepse përmbajnë licopene, një antioksidant që na mbron nga kanceri. Më së miri është që ky spec të hahet ashtu si është ose të piqet pak por jo shumë. Mund të përzihet edhe me sallata e ushqime të tjera sipas dëshirës.

  1. Lakra

Lakra është përplot me fitokemikale, përzierje kemikale që gjenden në fruta dhe perime e që zbërthejnë radikalët e lirë para se ata të bëjnë dëmin. Shumë nga këto fitokemikale janë të njohura si mbrojtës kundër kancerit e gjithashtu promovojnë shëndetin kardiovaskular. Sulforafane, një fitokemikal që gjenden në perimet si lakra, mund të parandalojë apo ndalojë zhvillimin e qelizave kancerogjene, në mushkëri, zorrë, gji, fshikëz të urinës, prostatë dhe vezore. Me sasi të lartë të vitaminës K, Vitaminë C dhe fibër, lakra është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës B6 dhe acidit folik. Me sasi të vogël të potasës dhe çmim të lirë, lakra është një super ushqim që mund ta shtosh në dietën për veshka.

  1. Lulelakra

Edhe lulelakra është gjithashtu e pasur me vitaminë C dhe një burim shumë i mirë i fibrës dhe folates. Gjithashtu është e mbushur me përzierje që i ndihmojnë mëlçisë të neutralizojë substancat toksike që mund të dëmtojnë membranën e qelizave dhe ADN. Më të mira janë kur shërbehen ashtu si janë ose të avullohen apo të përzihen me perime tjera në sallata të ndryshme.

  1. Hudhra

Hudhrat ndihmojnë në parandalimin e formimit të pllakave në dhëmbë, ul kolesterinën dhe zvogëlon inflamacionin. Bleji të freskët, të grirë apo si pluhur dhe shtoja mishit, perimeve, pastave apo edhe kosit. Hudhra ofron një shije shumë të mirë ushqimeve dhe hudhra pluhur mund të përdoret në vend të kripës së zakonshme për pacientët me dializë.

  1. Qepët

Qepa përmban përzierje të sulfurit dhe kjo është ajo që na bënë të qajmë kur e qërojmë. Por qepa është gjithashtu e pasur me flavonoid, veçanërisht quercitin, një anti-oksidant i fuqishëm që funksionon në zvogëlimin e sëmundjes së zemrës dhe na mbron kundër shumë llojeve të kancerit. Qepët janë me pak potas dhe një burim i mirë i kromit, një mineral që na ndihmon në metabolizmin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve.

  1. Molla

Mollët njihen që zvogëlojnë kolesterinën, parandalojnë kapsllëkun, na mbrojnë nga sëmundja e zemrës dhe zvogëlojnë rrezikun e kancerit. Me shumë fibër dhe përzierje anti-inflamacion, një mollë në ditë vërtetë ju ndihmon. Lajm i mirë gjithashtu edhe për ata me sëmundje të veshkave të cilët veç kanë vizituar mjekun deri tani. Kështu që mos harroni të hani mollën dhe atë me gjithë fara. Ju gjithashtu mund pini edhe lëng molle apo të gatuani një pite me mollë.

  1. Manaferrat

Manaferrat njihen si mbrojtës kundër infeksioneve të fshikëzës së urinës duke parandaluar ngjitjen e baktereve në muret e fshikëzës. Në po të njëjtën mënyrë, manaferrat gjithashtu e mbrojnë stomakun nga bakteret që shkaktojnë ulçerë dhe mbrojnë shtresimin e traktit gastrointestinal. Manaferrat gjithashtu janë parë që mbrojnë kundër kancerit dhe sëmundjes së zemrës.

  1. Boronicat

Edhe boronicat janë të pasura me shumë antioksidant që quhen anthocianidis, të cilët gjithashtu i dhurojnë ngjyrën blu boronicave. Boronicat gjithashtu janë përplot me përzierje natyrale që ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacioneve. Janë burim i mirë i vitaminës C, magnez, një përzierje që i mbanë eshtrat e shëndetshme, dhe fibrës. Gjithashtu mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga disa efekte të plakjes.

  1. Mjedrat

Mjedrat përmbajnë një fitonutrient që quhet acid ellagik i cili ndihmon në neutralizimin e radikalëve të lirë në trup dhe kështu parandalojnë dëmtimin qelizor. Ato gjithashtu përmbajnë një tjetër antioksidant që quhen anthocianin, antioksidant që i japin ngjyrën e kuqe atyre. Janë një burim i shkëlqyeshëm i magnezit, vitaminës C, fibër, folate dhe vitamin B, mjedrat kanë përbërës që ndalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe formimin e tumoreve.

  1. Dredhëzat/Luleshtrydhet

Dredhëzat janë të pasura me dy lloje të fenolëve: anthocianin dhe ellagitanin. Antohocianinët janë ato që i japin ngjyrën e kuqe dredhëzave dhe janë antioksidant të fuqishëm që ndihmojnë në mbrojtjen e strukturave qelizore dhe parandalojnë dëmet oksidative. Dredhëzat janë burim i mirë i vitaminës C dhe magnezit dhe një burim shumë shumë i mirë i fibrës. Njihen që ofrojnë mbrojtje të zemrës si dhe kanë përbërje antikancerogjene.

  1. Qershitë

Qershitë kur konsumohen çdo ditë kanë treguar rezultate të mira në zvogëlimin e inflamacionit. Ato janë gjithashtu të mbushura me antioksidant dhe fitokemikale që mbrojnë zemrën.

  1. Rrushi i kuq

Rrushi i kuq përmban disa flavonoid të cilët gjithashtu i japin ngjyrën e kuqe. Flavonoidët ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjes së zemrës duke parandaluar oksidimin dhe zvogëluar formimin e mpiksjes së gjakut. Rezervatrol, një flavonoid që gjendet në rrush, mund që gjithashtu të stimuloj prodhimin e oksidi nitrik i cili ndihmon në relaksimin e qelizave muskulore tek enët e gjakut kështu duke shtuar rrjedhën e gjakut. Këta flavonoid gjithashtu ofrojnë mbrojtje kundër kancerit dhe parandalojnë inflamacionin.

  1. E bardha e vezës

E bardha e vezës është krejtësisht proteinë dhe ofron kualitetin më të lartë të proteinës me të gjithë amino acidet. Për dietë të veshkave, e bardha e vezës ofrojnë proteina me më pak fosfor se sa burimet tjera të proteinave sikur e verdha e vezës (gogluqi), apo mishrat. Bëj ndonjë omeletë me të bardhën e vezës ose sanduiç.

  1. Peshku

Peshku ofron kualitet të lartë të proteinës e cila përmban acide yndyrore të quajtura omega. Këto yndyra të shëndetshme në peshk ndihmojnë në luftë kundër sëmundjeve sikur sëmundja e zemrës dhe kanceri. Omega-3 gjithashtu ndihmon në uljen e kolesterinës së keqe (LDL) dhe ngrit kolesterinën e mirë (HDL).

  1. Portokalli për veshkat

Portokalli është i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.

  1. Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është një burim i mirë i acidit olik, një acid yndyrorë anti-inflamator. Yndyrat gjysmë të ngopura në vaj të ullirit na mbrojnë kundër oksidimit. Vaji Ullirit është i pasur me ploifenols dhe përzierje antiokside që parandalojnë inflamacionin dhe oksidimin. Studimet tregojnë se aty ku popujt përdornin sasi të mëdha të vajit të ullirit në vend të vajrave tjera kishin përqindje më të ulët të sëmundjes së zemrës dhe kancerit. Blini vaj ulliri extra virgin për shkak se janë me sasinë e plotë të antioksidantëve dhe përdore vajin e ullirit për sallata dhe në vend të vajit të zakonshëm. Këto ushqime janë të mira për të gjithë njerëzit e jo vetëm për ata të cilët kanë probleme me veshka. Kështu që kushdo mund të përfitojë nga të mirat e këtyre ushqimeve e sidomos ata të cilët kanë probleme me veshka.

 

 

 

 

Pin It