Pesë këshilla si ta vendosni në gjumë beben tuaj

 

Gjumi tek bebet ndonjëherë bëhet i vështirë. Herë ndonjë çrregullim orari here ndonjë dhimbje e lehtë dhe bebja juaj ngelet pa gjumë.

Më poshtë do të lexoni pesë këshilla sesi ta vendosni beben në gjumë:

1.Vendoseni beben tuaj në gjumë gjithmonë në kohë të njëjtë.

2.Para gjumit bëni gjithmonë gjërat e njëjta si larja, këndimi i ninullave apo diçka tjetër që e qetëson beben.

3.Mos e detyroni të voglin tuaj që të flejë sepse ashtu kthehet në shqetësim për të.

4.Mos nxitoni të shkoni te fëmija sapo të zgjohet në mëngjes,lëreni që të zgjohet në qetësi.

5.Dhomën ku fëmija fle mos e mbani shumë të ngrohtë, le të ketë temperature normale.

Pin It