Eduaktiv, platforma vlerësuese e institucioneve arsimore në Shqipëri

Në studion e ‘Spektrum Jetësor’ folëm për Eduaktiv, një platformë analizuese dhe vlerësuese e institucioneve arsimore në Shqipëri.
Një platformë e munguar deri më sot në vendin tonë, tepër interesante në të cilën gjenden 101 çerdhe dhe kopshte, 3075 shkolla 9-vjeçare dhe gjimnaze, 37 universitete me profilet e tyre, 1389 programe studimi, si dhe 67 profesione të listuara.

Si nisi ky projekt, nga kush u themelua, cili është qëllimi i këtij portali, të gjitha këto i diskutuam në orën 17:00 me koordinatoret e skuadrës Eduaktiv, Ilda Qoshku dhe Xheni Lame.

Emisionin e plotë e dëgjoni në soundcloud.com

 

Pin It