Google bllokon 200 webfaqe për publikimin e lajmeve të pasakta

20150827173347-test-google-adwords-campaign-search-engine-internet

Google sëfundmi ka bërë pastrimin e 200 webfaqe duke u hequr nga platforma e tij e reklamave, për shkak se beson se janë të bazuara në publikimin e lajmeve të rreme.

Ky informacion për bllokimin e faqeve Google e ka shpallur si pjesë e pasqyrave vjetore mbi reklamat në të cilën kompania ofron raste të luftës kundër faqeve që nxisin mashtrim, dhe reklama të tjera me qëllim të keq, shkruan GëkWare.com.

Në veçanti, lajme të tilla, apo faqe, janë bllokuar nga reklamat e Google ose AdSense që shfaqen në faqet e internetit të palëve të treta e që nuk janë në pronësi të Google.

Megjithatë, Google nuk përdor termin “lajme false” apo “lajme të rreme” por me një terminologji politikisht më korrekte si: “përmbajtja e cila tregon një pamje të pasaktë”.

Po ashtu, Google ka bërë të ditur se gjatë vitit 2016 ka bllokuar 1.7 miliardë reklama të rreme.

Pin It