Google shton etiketën e kontrollit të fakteve

Dezinformimi dhe shpërndarja e lajmeve ‘fake’ online i ka shtyrë platformat e internetit të marrin masa. Motori më i madh i kërkimi, Google do të shtojë një etiketë të kontrollit të fakteve (fact-checking) për çdo artikull lajmesh që buron nga një kërkim.

“Për herë të parë kur bëhet një kërkim në Google do të sjellë rezultate që përmbajnë verifikimin e fakteve të një apo më shumë konfirmimeve publike, ky informacion do të dalë qartë në faqen e rezultateve”, thotë kompania.

Do të tregohen informacione mbi deklaratën e verifikimit, nga kush është bërë dhe nëse ndonjë burim ka verifikuar atë deklaratë në veçanti.

Verifikimet nuk do të bëhen nga Google por nga media dhe redaktorë që për të marrë këtë etiketë duhet të përdorin standardet e zhvilluara nga Schema.org, Duke University Reporters Lab dhe nga Jigsaw, seksioni i Google që merret me zgjidhjet teknologjike.

Pin It