Si ta kurosh tensionin e lartë në mënyrë natyrale?

Tensioni i lartë renditet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një nga faktorët më të rrezikshëm për sëmundjet.

Por ekspertët thonë se mund të kurohet në mënyrë natyrale. Studimet e popullsisë tregojnë një lidhje mes ‘dietës me kalium dhe nivelit të ulët të presionit të gjakut”, pavarësisht sa natrium marrim.

Nat Hawes, autori i Nature Cures thotë se kaliumi dhe kalciumi kanë një rol mjaft të rëndësishëm në rregullimin e tensionit të lartë.

“Bananet, fasulet, rrushi dhe rrushi i thatë, perimet me gjethe jeshile, limoni, thjerrëzat, arrat, portokallet, patatet me gjithë lëkurë, farat e lulediellit dhe drithërat janë një burim i pasur i kaliumit. Fiqtë janë të pasur me kalium dhe fibra që ndihmojnë në stabilizimin e tensionit”, thotë Hawes.

Pin It