Trajtoni virozat me këto kura natyrale

eer

Jemi në vjeshtë dhe shqetësimet nga virozat kanë filluar. Kolla, dhimbjet e fytit, temperatura janë disa nga shqetësimet e kësaj stine. Më poshtë do të gjeni disa këshilla sesi t’i trajtoni në mënyrë natyrale virozat.

Bëni sport dhe rrini në ajër të pastër

Gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit nuk duhet të mbylleni në shtëpi në të ngrohtë, por të dilni, pasi të jeni mbështjellë mirë dhe të ecni për të paktën 30-45 minuta pesë ditë në javë. Ambientet e mbyllura jeni më tepër në kontakt me njerëzit dhe si pasojë mund të merrni virusin. Edhe aktiviteti fizik, sidomos në ajër të pastër forcon sistemin imunitar.

Konsumoni ujë dhe lëngje të tjera

Konsumimi i lëngjeve mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni. Uji, lëngjet e frutave, lëngu i mishit apo pulës, ujë i vakët me mjaltë dhe limon parandalon dehidratimin dhe zhbllokon hundët. Qëndroni larg kafesë dhe lëngjeve tjera me kafeinë sepse ju shkaktojnë etje.

Lani duart shpesh

Viruset e gripit mbijetojnë nga dy deri në tetë orë te dorezat e dyerve dhe mbi sipërfaqe të ndryshme, si tryezat etj.. Si pasojë është shumë e lehtë që të sëmureni në ambientet e punës, por mund ta shmangni duke larë shpesh duart dhe duke u përpjekur të mos prekni sytë, hundën dhe buzët.

Hurma, fruti që ju mban larg sëmundjeve të stinës

Hurma është simboli i një dielli që futet në kockat tona, i mbush me dritë dhe na jep nxehtësinë e duhur për të përballuar sëmundjet e dimrit. Siç ndodh me pemën e hurmës që i qëndrojnë larg krimbat dhe parazitët, edhe te fruti fshihet sekreti i aftësisë mbrojtëse nga sulmet e jashtme. Bima lëshon sekrecione që mbajnë larg “pushtuesit”, gjë të cilën e nuhasin edhe zogjtë që nuk qëndrojnë kurrë në degët e saj. Hurma është fruti që mbron energjikisht edhe mbrojtjet tona imunitare. Përveç frutit, edhe gjethet e saj kanë vlerë. Ato mund të përdoren në formën e çajit, ose të shtohen në sallatë. Si fruti ashtu edhe gjethet kanë aftësi mbrojtëse për lëkurën dhe japin energjinë e bimës.

Shërimi i ftohjes së zakonshme

Ftohja e zakonshme nënkupton infeksionin dhe pezmatimin e mukozës në hundë dhe fyt. Kjo është sëmundje virale dhe nuk ka kuptim të përdorni antibiotikë, sepse përdoren tek infeksionet bakteriale. Simptomat, siç janë skuqja dhe dhimbja e fytit mund të jenë shenjat e para të ftohjes. Çaji i sherbelës mund të përdoret për shpëlarjen e fytit apo dhe çaji i malit i cili ua forcon imunitetin. Edhe kurat “e gjelbra” natyrore të fizioterapisë dhe aromaterapisë  ndihmojnë në parandalimin ose kurimin e virozave të stinës.

 

 

Pin It