Studim: Lëngu i portokallit kundër diabetit dhe sëmundjeve të zemrës

orange-juice-690x380-1

Studimet kanë vërtetuar se lëngu i portokallit ka merita të veçanta pasi  mbron zemrën dhe lufton diabetit. Ky produkt preferohet të konsumohet pas një ushqimi të pasur me yndyrna dhe karbohidrate, për t’iu shmangur këtyre sëmundjeve.Po ashtu, është zbuluar se lëngu i portokallit ndihmon enët e gjakut të mbrohen nga dëmtimet që i shkakton ushqimi i pa shëndetshëm.Sipas autorëve të studimit, lëngu nga portokalli përmban një sërë antioksiduesish të grupit të flavonoideve.

Antioksiduesit shfaqin efektin e tyre duke bllokuar efektin e dëmshëm të radikaleve të lira, lëndë të cilat dëmtojnë murin e enëve të gjakut duke rritur shanset  për probleme kardiovaskulare. Lëngu i portokallit po ashtu mund të ndihmojë edhe në luftën ndaj diabetit të llojit 2, pasi ul rezistencën e organizmit në insulinë.

Pin It