Studim: Kufizoni fëmijët para ekranit të TV, dëmtohen shumë

child-television_2322538b-1

Në studim i ri ngre shqetësimin për kohën që fëmijët kalojnë para ekranit të televizorit. Doktorët britanikë  thonë se fëmijët nën 5 vjeç nuk duhet të kalojnë më shumë se një orë në ditë para TV-së ose ekraneve të kompjuterit – dhe ata nën moshën 2 vjeçare nuk duhet t’i shikojnë fare ata.

Përdorimi i tepërt i celularëve, tabletëve elektronik dhe laptopëve dëmton gjumin e fëmijës, formën fizike  dhe aftësinë për t’u shoqëruar me të tjerët, shton Akademia Amerikane e Pediatrikëve. Psikologu dhe eksperti i fëmijëve Dr. Aric Sigman tha se këto këshilla duhet të merren seriozisht nga prindërit.

Sigman e quajti shumë të dëmshme kohën që fëmijët e kësaj moshe kalojnë para TV-së ose pajisjeve të tjera elektronike

Pin It