Obama nis turin e fundit si president për të “qetësuar” aleatët europianë

67258925_topshots_obama_merkel_foreign-large_transjpakgjrxicfimpcewmj7fowvyi9x1ws4urh2tajgons

Barack Obama do të udhëtojë të hënën (sot) drejt Europës për t’u takuar me liderët europianë në një tur të fundit si President i Shteteve të Bashkuara. Ai do të risigurojë dhe njëherë marrëdheniet me aleatët e Shtëpisë së Bardhë përpara se Donald Trump të marrë zyrtarisht presidencën, gjë e cila i ka tronditur disi liderët europianë.

Obama do të fluturojë fillimisht drejt Greqisë, para se të takohet me Kryeministrin Britanik dhe aleatët europianë në Gjermani në një udhëtim të projektuar për të mbështetur politikën e tij të jashtme përpara presidencës republikane të Donald Trump.

Udhëtimi në Europë do të “jetë shenjë e solidaritetit me aleatët tanë më të afërt në botë”, tha Ben Rhodes, këshilltari i Obamës për sigurinë kombëtare.

“Dhe të përforcuar mbështetjen tonë për nismat që janë marrë gjatë tetë viteve të fundit, në përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike, të sigurisë ekonomike dhe bashkëpunimin global në një sërë çështjesh.”

Udhëheqësit evropianë dhe ish-oficerët e lartë ushtarakë i bënë thirrje Trump këtë javë të sqarojë pozicionin e tij rreth NATOs, pasi ai në mënyrë të përsëritur e ka quajtur atë “të shtrenjtë dhe të vjetëruar” dhe tha se anëtarët e saj janë varen shumë nga Amerika për të financuar mbrojtjen e tyre.

Por Obama ka kundërshtuar kritikat e t Trump, duke lënë të kuptohet se ai nuk do të jetë në gjendje të zhbëjë një aleancë që ka “qëndruar për dekada të tëra”, nëpërmjet disa administratave dhe se Shtëpia e Bardhë e tij ka ndërmarrë hapa “përforcues”.

Bisedimet me udhëheqësit europianë do të përqendrohen kryesisht në problemet ekonomike dhe temat ndërkombëtare të ditës, duke përfshirë marrëdhëniet me Rusinë, krizën në Ukrainë, luftën në Siri dhe pasojat e saj, si dhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Obama mund të kërkojë t’ia besojë detyrën për t’u marrë me Rusinë dhe Sirinë kancelares gjermane, të konsideruar si një “mike e ngushtë”, në vend që ta lërë në duart e pasardhësit të tij, i cili ka treguar se do të mbajë anën e diktatorit sirian Bashar al -Assad.

Zgjedhjet në Gjermani janë ende një vit larg, dhe tani për tani të paktën zonja Merkel mbetet lideri më i fuqishëm në Europë.

Bisedimet do të trajtojnë marrëdhëniet ekonomike dhe në veçanti të Tregtisë Transatlantike dhe Partneritetit në Investime (TTIP), marrëveshja e propozuar e BE-së për tregtinë e lirë me SHBA, e cila tani është në dyshim serioz nën Trump.

Obama gjithashtu do të përpiqet te qetesojë nervat e Europës lidhur me një premtim të Trump për të anuluar marrëveshjen klimaterike të Parisit, duke premtuar të informojë ekipin e zotit Trump mbi “përfitimet” për sigurinë kombëtare amerikane.

Obama do ta përfundojë udhëtimin e fundit të presidencës së tij jashtë shtetit duke fluturuar në Peru për të marrë pjesë në Samitin e Udhëheqësve për Bashkëpunimin Ekonomik Azi Paqësor (APEC), ku do të diskutojnë Partneritetin Trans-Paqësor TEC, që ndoshta do të jetë viktima e parë politikës së jashtme.

/The Telegraph/

Pin It