Shqipëria në Bienalen e Fotografisë në Kinë, nderohen artistët shqiptarë

14953881_1298653196864117_8372724450930851593_n-350x187

Shqipëria ishte pjesë e Bienales së Fotografisë në Kinë që u mbajt në Jinan, kryeqyteti i provincës Shandong të Kinës.

Në këtë event me pjesëmarrjen e më shumë se 35 shteteve, morën pjesë Melsi Labi dhe Alfred Mirashi, të cilët në këtë event u emëruan dhe profesorë të asocuar në Universitetin e Shandong-ut.

Përballja e kulturave të ndryshme ndërmjet imazheve të shkrepura nga aparatet fotografike, e të bashkuara nga një fije e përbashkët për ndërtimin e një bote paqësore.

Kjo temë shënoi sukses të madh në Edicionin e Gjashtë të Bienales Ndërkombëtare të Fotografisë.

Bienalja u zhvillua në presidencën e artistes kineze, Pan Lusheng dhe drejtimin artistik të Zeng Ji, fotograf kinez me famë ndërkombëtare.


Kuratorë të Bienales Ndërkombëtare kanë qenë artisti italo-shqiptar, Alfred Milot Mirashi dhe Melsi Labi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Me koordinimin e tyre, ata i kanë dhënë jetë një urë të vërtetë artistike, përmes shumë kulturave që popullojnë botën, nëpërmjet fotografisë, e cila shpreh ndjeshmërinë e shpirtit njerëzor.

Në sallën e Bienales së Jinan-it spikatën emrat më të njohur të fotografëve botërore, së bashku me artistët e rinj.

Në Bienale morën pjesë shtete si Italia, Spanja, Turqia, Shtetet e Bashkuara, India, Gjermania, Franca, Holanda dhe Anglia, së bashku me një grup të përzgjedhur studentësh nga tre akademitë prestigjioze të Tiranës, Breras dhe Pekinit.

Ndërkohë gazeta italiane “La Repubblica” konfirmon se artisti italian Michele Stanzione, nga Paolisi, provinca Benevento, ishte ai që mori mirënjohjen e Edicionit të Gjashtë të Bienales Ndërkombëtare.

Fotografi u nderua me titullin prestigjioz Master Photography.

Po sipas “La Repubblica” në hapjen e ceremonisë, një çmim special ia dha artistit shqiptar Helidon Xhixha ndërsa Alfred Milot Mirashi dhe Melsi Labi janë emëruar profesorë të asocuar për tre vjet në Universitetin e Shandong-ut së bashku me italianin Carmine Ardolino.

Pin It