WhatsApp shton opsionin për imazhet GIF në iOS

rrr

Përditësimi i fundit i aplikacionit WhatsApp ka shtuar zyrtarisht mundësinë e dërgimit të imazheve të animuara, GIF .

GIF janë imazhe të animuara pa zë të cilat përdoren për të shprehur reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

Me këtë përditësim të WhatsApp mund të dëgoni dhe të merrni nga miqtë tuaj, imazhe të animuara GIF. Mund edhe të dërgoni video që zgjasin 6 sekonda ose më pak si GIF,mjafton të klikoni ikonën GIF pasi të keni zgjedhur videon.

Për të provuar risinë më të fundit së pari ju duhet të shkarkoni versionin 2.16.15 të WhatsApp në App Store.

 

Pin It