Rama nga Brukseli: BE mbështet anëtarësimin, kusht Vettingu

fede

Kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilluan mëngjesin e sotëm në Bruksel një takim me përfaqësues të vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë takimit vendet e BE-së shprehën vlerësimin e tyre për ecurinë e reformave në Shqipëri, por theksuan nevojën e zbatimit të menjëhershëm të ligjit të Vettingut si kusht per hapjen e negociatave.

Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan se vendet e BE-së janë positive për sa i përket rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave.

“U nënvizua nga të gjitha vendet anëtare progresi i madh që pasqyrohet në Raportin e Komisionit; ecuria mbresëlënëse e reformave; respekti i veçantë për politikën rajonale të Shqipërisë; nevoja imediate për zbatimin e Ligjit të Vettingut si premisë e mirëkuptuar apo kusht i natyrshëm për ecurinë e këtij procesi historik”, shkruan kryeministri.

Rama falenderon Shefen e Diplomacisë Europiane Federica Mogherini dhe Komisionerin Johannes Hahn, për mbështetjen e veçantë gjatë këtij procesi.

Pin It