Jetëgjatësia jonë varet nga këto faktorë

Sipas një studimi britanik janë shumë faktorë që ndikojnë në jetëgjatësinë e njeriut. Ekonomia e vendit, shërbimi shëndetësor, cilësia e ajrit, menyra si jetojmë etj.

Studimi i bërë në Angli, ka studiuar 313 mijë persona të moshave nga 75 në 84 vjeç, banues në 4 mijë zona të vogla në 18 vende europiane, të monitoruar në një  periudhë kohore prej 10 vitesh.

Çelësi fitues për të jetë më gjatë është një përzierje mes ekonomisë së një vendi dhe stilit individual të jetës. Kushtet e vështira ekonomike shpjegojnë jetëgjatësinë e shkurtër në zona si Portugali, jugu i Spanjës, Itali dhe zona post industriale, ndërkohë që konsumi i duhanit dhe regjimi ushqimor i çekuilibruar shpjegon prezencën e zonave me mbijetesë të ulët në vende ekonomikisht të begata, si vendet skandinave apo vendet e Ulëta.

Pin It