Veçantitë e liqenit të gjelbër në Austri

Liqeni i gjelbër është një liqen në Steiermark të Austrisë në një fshat të quajtur Tragoess. Emrin “Liqeni i gjelbër” e ka marrë në sajë të ujit të tij ngjyrë smeraldi.

Uji i pastër dhe i qartë vjen nga shkrirja e borës nga malet karstike dhe ka një temperaturë prej 6-7 ° C. Gjatë dimrit, liqeni është vetëm 1-2 m i thellë dhe nga zonat përreth është përdorur si një park për të shëtitur.

Ndërsa në pranverë liqeni arrin thellësinë e tij maksimale prej rreth 12 m dhe kjo është koha që liqeni ka pamjen më të bukur.

Liqeni përfshin  një shumëllojshmëri të faunës si kërmijtë, gaforret e vogla, larvat si dhe lloje të ndryshme peshqish. Flora nuk është edhe aq bollshme për shkak të fundit shkëmbor të liqenit.

Gjatë muajit qershor kur arrin nivelin më të lartë liqeni frekuentohet më shumë nga zhytësit të cilët mund të vëzhgojnë bukuritë brenda liqenit.

Pin It