Laguna e Kunës, destinacioni i duhur për një fundjavë të qetë

Jo më larg se 50 km nga Tirana ndodhet laguna e Kunës. Ky habitat natyror i faunës së egër është një vend shlodhjeje për fundjava dhe frekuentohet nga mjaft vizitorë.

Laguna e Kunës është cilësuar si “Ontologjia e Mesdheut”. Laguna është ‘shtëpi’ për 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh dhe disalloje peshqish si qefull, levrek, koca e ngjala.

Bota e shpendëve numëron 196 lloje shpendësh migratorë dhe të përhershëm.

Edhe bota e gjitarëve nuk mbetet pas me specie si lepuri, dhelpra, ujku, kuaj të lindur dhe rritur në natyrë.

Rruga Shëngjin-Kunë e rindërtuar e bënë lehtësisht të aksesueshme këtë pasuri natyrore, që është një mundësi për të eksploruar natyrën, për të vëzhguar shpendët migratorë që fillojnë e kthehen në lagunë si dhe për të shijuar gatimet tradicionale të zonës. /ATA/

Pin It