Ministria e Turizmit: Kalendari turistik do të jetë gati vitin që vjen

kalendari6

Ministria e Turizmit po përgati një kalendar gjithëvjetor të turizmit në Shqipëri. Ministrja Milva Ekonomi e pranishme ne ceremoninë përmbyllesë të projektit “”Në Zbulim të Mistereve të Jugut”, tha se qëllimi është që turistët të mos vijnë në Shqipëri vetëm për plazhin por të eksplorojnë çdo zonë të bukur në çdo stinë.

Ministria e Turizmit do të ketë gati vitin që vjen një kalendar turistik gjithëvjetor. Ministrja Milva Ekonomi duke folur në përmbyllje të projektit “Në Zbulim të Mistereve të Jugut”, tha se sfida është zgjatja e sezonit turistik.

 

Në kuadër të projektit të zbatuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit, financuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe organizata gjermane GiZ janë botuar 15 broshura në shqip dhe anglisht, për 15 fshatra të Himarës, të cilat mund të vizitohen në çdo stinë të vitit.

Pin It