“Luleborë”, Festivali i Kangës Qytetare shkodrane rikthehet pas 30 vitesh

ahengu

Sot është nata finale e Festivalit të Kangës Qytetare shkodrane me krijimtari të re “Luleborë”.

I rikthyer pas 30 vitesh mungesë, Festivali i Kangës Qytetare shkodrane vjen nën drejtimin e Pandi Laços dhe Migena Bushatit. Në dy netët e para (26 dhe 27 dhjetor) të festivalit u prezantua krijimtaria e re e cila do t’i shtohet repertorit të pasur të këngës qytetare shkodrane.

Organizimi i këtij festivali nga Bashkia Shkodër dhe Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”, në bashkëpunim me Teatrin “Migjeni” synon të rikthejë traditën e krijimit të këngës qytetare me motive shkodrane.
Nisma për organizimin e këtij festivali synon ruajtjen e vlerave të muzikës qytetare dhe pasurimin e saj me repertor të ri. Festivali i këngës qytetare, me krijimtari të re ka si qëllim t’i japë një dimension të ri këngës qytetare shkodrane, duke ruajtur vazhdimësinë tradicionale të saj.

“Lule borë” është një festival gjithëpërfshirës i krijuesve në muzikë, tekste, orkestrues dhe interpretues të afirmuar dhe të rinj, ndërsa juria e Festivalit është në nivelet më të larta profesionale, e përbërë nga emrat më të njohur të krijimit dhe interpretimit të muzikës./m.m/

Pin It