Gjobat që falen nga 1 janari 2017

a372f889ea790a8e6fcf12599c859e36_l

Rreth 30 mijë gjoba që i janë vënë biznesit për mosvetëdeklarim në kohë të administratorëve në vlerën 10 mijë lekë dhe gjobat e vendosura deri në 31 dhjetor 2010 do të falen.

Ndërsa bizneset që kanë marrë gjobë nga 1 janar 2011 deri në 31 dhjetor 2014 do të përfitojnë falje të kamatave kush paguan principalin. Detajet e draftit që po hartohet nga Ministria e Financave janë bërë të ditura nga Arben Ahmetaj.

“Ka dy lloje gjobash që janë premtuar nga qeveria që do faleshin, 10 mijë lekëshi për sigurimet dhe gjoba për shkak të mungesës së kasave. Jemi duke ndjekur një parim për të mos krijuar pabarazi tek subjektet”, – shtoi ai. Nga kjo falje nuk përfitojnë ata që kanë gjoba për automjetet.

Pin It