Spektrum Jetësor – Udhëtimi i Jetës

14444656_1061804747269965_6947021193704962462_o

“Thirrja në haxh është ftesa më e bukur që Zoti mund të të bëjë, dhurata më e madhe që mund të marrë shpirti”- kështu e përkufizon Lorena Bacelli udhëtimin e saj në vendet e shenjta Mekë dhe Medinë si një nga shoqërueset murshide dhe përgjegjëse për gratë e moshuara. Ajo rrëfen se nuk e kishte planifikuar udhëtimin por sigurisht e kishte dashur shumë sikurëse të gjithë besimtarët muslimanë për të cilët kryerja e haxhit, nëse munden të paktën njëherë në jetë, është farz dhe një nga 5 shtyllat e fesë islame.

Qabeja është zemra e botës myslimane, që i pret dhe i dërgon impulset e Islamit në të gjithë popujt e botës. Njerëz të racave dhe kombësive të ndryshme vijnë nën të njëjtën veshje, në të njëjtin vend, me të njëjtin qëllim. Në ato momente edhe mbreti, apo çdo pushtetar, është i detyruar të jetë i barabartë, me një veshje, në një vend, në një kohë, ngjashëm me botën tjetër ku çdo funksion i kësaj bote nuk do të ketë më vlerë. Ndaj ndjesia njerëzore është përtej pushtetit tokësor. Para Zotit janë të gjithë të barabartë,  mëshira e Tij përfshin gjithçka, duke shpërblyer mundin dhe sakrificën e kujtdo që ka ndërmarrë atë rrugëtim të largët. Prandaj edhe shpirti ndjehet në botën e tij, dhe ato vende të shenjta kanë një gjuhë të tyren, një ndjesi që askush nuk mund ta përshkruajë dhe e vetmja mënyrë është ta ndjejë atë.

Tavafi i lamtumirës është momenti më i dhimbshëm që numëron pandarë lutjet për t’u kthyer sërish, shpirti ka nevojë për botën e tij.

Për më shumë dëgjoni emisionin…:)

https://soundcloud.com/spektrum-group/spektrum-jetesor-udhetimi-i-jetes

Pin It