Njihuni me emocionet që e dëmtojnë shëndetin

capture-5

 

Të përjetosh emocione është një ndjesi e veçantë. Çdo gjë që na krijon ndjesi ndikon në mënyrën sesi ne jetojmë. Emocionet nuk janë vetëm pozitive ka disa prej tyre të cilat ndikojnë në shëndetin tonë.

Indinjata

Indinjata përcaktohet si një ndjesi e thellë në përgjigje të frustrimit, dhimbjes, zhgënjimit apo e kërcënimit. Nëse adresohet shpejt dhe shprehet shëndetshëm, kjo ndjesi është e mirë për shëndetin tuaj, por zakonisht indinjata është e dëmshme pasi prek aftësinë tuaj të të arsyetuarit dhe faktorizon një risk në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare.

Shqetësimi
Shqetësimi kronik shkakton probleme në organizëm, prek shpretkën dhe stomakun, shkakton ndryshime në funksionet e neurotrasmetuesve sidomos të serotoninës. Kur shqetësimi është i lartë, organizmi prodhon kimikate që çojnë në reagime mërzie dhe ndjesi ligështie në stomak.

Trishtimi ose dhembja
Mes shumë emocioneve që përjetohen në jetë, trishtimi është emocioni më jetëgjatë. Trishtimi ose dhembja prekin mushkëritë, shkaktojnë lodhje dhe shkurtim të frymëmarrjes si dhe ndikojnë në ngushtimin e rrugëve të bronkeve. Kur ju përjetoni dhembje ose melankoli, procesi i frymëmarrjes s’mund të kryhet lehtësisht gjë që çon në atake astme apo gjendje të tjera bronkiale.

Vetmia
Vetmia është një emocion që e bën dikë të qajë dhe të përjetojë melankolinë e thellë. Kjo çon në një prishje ekuilibri të mushkërive dhe bllokim të fluksit të gjakut dhe oksigjenit.

Frika
Frika është një emocion që prish moralin, besimin dhe lumturinë. Ajo shkakton një rënie të energjisë në organizëm dhe e sforcon trupin të kontraktohet për një vetëmbrojtje, çka ul ritmin e frymëmarrjes dhe asaj të qarkullimit të gjakut.

Pin It